Blloku Ekonomi

Zyrtare nga AKEP/Paguajmë për internet 4G, marrim shërbim 2G nga operatorët celularë

Postuar në 23 Maj, 2018 16:17

Abonentët e operatorëve të telefonisë celulare paguajnë për shërbime që nuk i përfitojnë. Shqetësimi është ngritur në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku kryetari i AKEP-it, Ilir Zela e ka justifikuar këtë me vështirësinë e dhënies së lejeve të ndërtimit të kullave për mbulim më të mirë me valë.

Taksat që FMN rekomandon të rriten

Postuar në 23 Maj, 2018 10:13

Raporti i monitorimit të FMN për Shqipërinë përveç rezervave për politikat e uljes së borxhit, sugjeron edhe rritje të barrë fiskale, duke specifikuar edhe taksat që mund të preken. 

Kështu FMN i rekomandon qeverisë të ndryshojë që nga taksa e regjistrimit të makinave, tatimfitimit të biznesit të vogël dhe deri në uljen e pragut për mostatimin e pagave. 

“Byroja e Sigurimeve, e jashtëligjshme, nuk i bindet AMF-së”

Postuar në 22 Maj, 2018 18:28

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka konstatuar një sërë shkeljesh ligjore në tregun e sigurimeve, duke nisur nga aktiviteti i Byrosë së sigurimeve e deri te prerja e policave të sigurimit. Sipas Braçes, Byroja ka shkelur rregulloren për të zbatuar vendimet e AMF-së, ndërsa ka vënë në dukje edhe faktin që policat lëshohen pa kupon tatimor.

Shqipëria me probleme, borxh i lartë publik

Postuar në 22 Maj, 2018 12:59

"Vendi ende nuk është duke përfituar plotësisht nga kostoja e ulët e punës dhe afërsia me BE-në, për shkak të një mjedisi të vështirë biznesi, që pengon investimet. Prandaj është e rëndësishme që qeveria të përdorë këtë situatë të favorshme për të nxitur axhendën e reformave, në mënyrë që të nxisë rritjen potenciale, çka do të mundësojë që vendi të përfitojë nga pranimi potencial në BE". 

Rrëmujë me taksën e pronës, bashkitë nuk e zbatojnë dot në terren

Postuar në 21 Maj, 2018 16:14

Taksa e pronës do të nisë zbatimin në janar të ardhshëm, pasi disa njësi vendore nuk e kanë zbatuar dot mënyrën e re të vjeljes së saj. Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se ky vit është një fazë tranzitore në mënyrë që bashkitë të përshtaten me metodologjinë e re.

1.7 mld euro të këmbyera në 4 muajt e parë të 2018

Postuar në 21 Maj, 2018 10:58

Ekonomia shqiptare po përballet me një vërshim gati të paprecedentë të eurove në treg. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, oferta e euros në tregun vendas është rritur me 35 për qind në katër vitet e fundit.

A është konsultuar projektligji i ri për sigurimet?

Postuar në 20 Maj, 2018 17:45

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nuk e konsultuar me grupet e interesit projektligjin e sigurimit të mjeteve, që është dorëzuar në Kuvend. Avni Ponari në një intervistë për Tema TV thotë se AMF nuk e ka konsultuar këtë variant me grupet e interesit dhe kërkon që të reflektohen një sërë ndryshimesh thelbësore.

Kioskat që (për)fitojnë nga të dhënat tona personale

Postuar në 20 Maj, 2018 14:17

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka përuruar në njësinë nr. 5 shërbimin e ri e-kiosk, parashikuar të vihej në funksionim që në muajin janar. Veliaj është shprehur i lumtur për projektin që sipas tij tani zgjidh çështjen e radhëve në zyrat e njësive. Ndonëse ky problem është tashmë i paqenë, vendosja e kioskave është shoqëruar edhe me shërbimin online ekioska.al ku ofrohen shërbimet njësoj si në portalin qeveritar e-albania.

Census në 2020, regjistrim nga e para i popullsisë

Postuar në 20 Maj, 2018 10:09

Shqipëria do t'i nënshtrohet një tjetër Censusi të popullsisë dhe banesave. Anketimi do të kryetë vitin 2020 dhe të dhënat që do të dalin prej tij do të hidhen në një regjistër elektronik i cili më pas do të përpunojë çdo vit numrin e popullatës për njësitë vendore, edukimin e tyre apo gjendjen ekonomike. 

Zhvillimi i këtij modeli do të bëhet sipas atij zvicerian, shtet i cili vite më parë është përballur me të njëjtat problematika si Shqipëria. Drejtori i Statistikave të këtij shteti shpjegon për televizionin Klan sesi është aplikuar ky model ne vendin e tij.

Gjykata e Tiranës: Hetime selektive nga Prokuroria për vdekjen e Ardit Gjoklajt

Postuar në 18 Maj, 2018 22:35

Prokuroria e Tiranës akuzohet  se nuk ka bërë hetime të thellura për të zbardhur vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, duke mbyllur dosjen për përgjegjësitë e Bashkisë së Tiranës.

“Faktet duhet të kishin shkundur policinë dhe prokurorinë për të kryer hetime të thella dhe të specializuara  me të gjitha metodat dhe format e lejuara ligjore” shprehet trupa gjykuese në vendimin e zbardhur.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi