Blloku Ekonomi

"Tregu shqiptar, një xhungël pa rregulla"

Postuar në 12 Qershor, 2018 15:32

Kreu i “Confindustria Albania” Sergio Fontana thotë në një intervistë për Televizionin Publik Shqiptar se një ndër arsyet pse investitorët italianë mungojnë në Shqipëri, është kaosi në treg.

Banka Botërore: Bllokuam paratë për rrugën Durrës-Kukës, sepse rezultoi me probleme të rënda

Postuar në 11 Qershor, 2018 23:14

Banka Botërore deklaron se autostrada Tiranë-Durrës, pas rivlerësimit të bërë, rezulton një rrugë me probleme të rënda. Zyra e shtypit e degës së kësaj banke në Shqipëri shpjegon për TemA TV se kjo rrugë është pjesë e njërës prej 4 kontratave të mirëmbajtjes, të cilat u rishikuan pas bllokimit. Ndërkaq, kreu i Autoritetit Rrugor, Afrim Qendro, tha se kontratat nuk kanë funksionuar dhe për to është bërë amendim.

Qeset dalin nga qarkullimi, nga data 4 korrik modele të reja

Postuar në 10 Qershor, 2018 13:53

Reduktimi i mëtejshëm i qeseve plastike dhe prodhimi i tyre sipas një standardi të ri, i cili do të synojë ripërdorimin për qytetarët. Pas datës 4 korrik, qeset e rëndomta nuk do të hidhen më në treg, ndërsa vendimi për mbrojtjen e natyrës dhe shëndetit i propozuar nga Ministria e Mjedisit është mirëpritur edhe nga ricikluesit. 

Rama: Nuk tërhiqemi nga inceneratori në Fier

Postuar në 09 Qershor, 2018 19:00

Kryeministri ishte në Fier për të prezantuar projektet që qeveria ka për këtë qark. Investimi që ka hasur në pengesa është ai i inceneratorit, për të cilin kreu i qeverisë deklaroi se nuk ka kthim mbrapa. Rama solli si model të suksesshëm inceneratorin e Elbasanit, ndërsa përmendi se shembuj të impianteve të tilla ka edhe në Vienë.

14.5 miliadë lekë hidhen në qarkullim të hënën

Postuar në 08 Qershor, 2018 19:51

Ditën e hënë, në tregun e këmbimit valutor do të hidhen në qarkullim 14.5 miliardë Lekë. Televizioni Klan ka arritur të sigurojë një dokument ekskluziv, ku autoritetet publike i kanë kërkuar Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim që kërkojnë që disbursimi i kredisë së Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare me vlerë 118 milionë euro të bëhet në Lekë, përveç monedhës Euro.

Mbyllet transaksioni, Abi Bank blen 100% të aksioneve të NBG

Postuar në 07 Qershor, 2018 21:44

Banka e Shqipërisë dha dritën jeshile për shitjen e filialit shqiptar të Bankës Kombëtare Greke (NBG Bank) tek Abi Bank.Transaksioni ka të bëjë me shitjen 100% të aksioneve të NBG Albania, nga Banka Amerikane e Investimeve. Marrëveshja tashmë është miratuar edhe  nga Autoriteti i Konkurrencës.

Asetet e përgjithshme të NBG Albania, që ka 16 degë, arrijnë në 306 milionë euro. Transaksioni është pjesë e planit të ristrukturimit të Bankës Kombëtare të Greqisë, e cila parashikon shitjen e filialeve të saj në vendet e Ballkanit.

Luftë me lekun për të “shpëtuar” euron

Postuar në 06 Qershor, 2018 17:41

Pikiata e euros ka detyruar Bankën e Shqipërisë të ndërhyjë në tregun e këmbimit valutor për të frenuar një dobësim të mëtejshëm të monedhës europiane.

Pas një mbledhjeje të Këshillit Mbikëqyrës, guvernatori Gent Sejko pranoi se ka një tepricë të valutës europiane në treg dhe se Banka e Shqipërisë do të ndërhyjë me një operacion që prek kursin e këmbimit dhe normën e interesit të lekut.

Kështu Banka vendosi të blejë sasi valute të huaj në treg për dhe paralelisht tëulë edhe normën bazë të interesit të lekut me 0.25 pikë përqindje, duke e çuar në nivelin 1%.

Tenderat për aeroportin e Kukësit, dosja shkon në Prokurori

Postuar në 05 Qershor, 2018 21:39

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-Drejtorin Ekzekutiv të Aviacionit Civil,  Feliks Baçi me akuzën e  “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike”

Nga auditimi  për periudhën Janar 2016  deri më Dhjetor 2017 rezultoi se dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të Autoritetit të Aviacionit Civil, i cili është institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e transporti ajror ne Republike e Shqipërisë, arrin në vlerën 48 milionë lekeve.

Regjistrimi i makinave/ Reduktohen procedurat, por jo tarifat

Postuar në 02 Qershor, 2018 18:48

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor po përgatit një sërë aktesh nënligjore të cilat parashikojnë lehtësimin  të procedurave për regjistirimin e mjeteve për herë të parë dhe ndryshimin e pronësisë. Lajmin e bënë të ditur për Tema Tv, Drejtori i Drejtorisë së Regjistrimit të Mjeteve, Fiqiri Midha, ndërsa kjo drejtori ende nuk ka një përgjigje për kalimin e kontrollit fizik të mjeteve te privati.

Standardi i dyfishtë i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Postuar në 31 Maj, 2018 21:44

Qeveria vazhdon të mbajë heshtje në dëm të shëndetit publik, duke mos treguar emrin e kompanisë që sillte 53 ton mish të infektuar nga Brazili. I kontaktuar nga TemA TV, drejtori i AKU, Agim Ismaili tha se nuk e bën publike firmën meqenëse mishi nuk është hedhur në treg. Ky rast deformon standardin e punës së AKU, e cila rregullisht raporton detajet për firmat e kontrolluara dhe produktet me probleme

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi