Tenderat për aeroportin e Kukësit, dosja shkon në Prokurori

Postuar në 05 Qershor, 2018 21:39

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-Drejtorin Ekzekutiv të Aviacionit Civil,  Feliks Baçi me akuzën e  “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike”

Nga auditimi  për periudhën Janar 2016  deri më Dhjetor 2017 rezultoi se dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të Autoritetit të Aviacionit Civil, i cili është institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e transporti ajror ne Republike e Shqipërisë, arrin në vlerën 48 milionë lekeve.

Kështu në tre procedura prokurimit për aeroportin e Kukësit” me objekt :“Database i komunikimit elektronik dhe sistemi i integruar i menaxhimit të AAC”, “Blerje e fasiliteteve kompjuterike për nevojat e AAC-së”, “Ruajtja dhe siguria fizike e aeroportit të Kukësit”  rezultoi se Operatori ekonomik me të cilin është nënshkruar edhe kontrata, është kualifikuar në kundërshtim me kriteret, specifikimet teknike dhe dokumentet e tenderit.

Po ashtu konstatohet se ka mospërputhje midis çmimit të deklaruar në formularin e ofertës, si dhe çmimit për të cilin është nënshkruar kontrata respektive midis palëve si dhe nuk janë pasqyruar drejtë arsyet për skualifikim të operatorëve të tjerë pjesëmarrës.

Një tjetër shkelje është se janë emëruar në pozicione të ndryshme pune pa procedurë pranimi në shërbimin civil, 22 punonjës me kontratë, si dhe 24 punonjës nuk plotësojnë kriteret për kualifikimet dhe arsimimin e kërkuara.

http://www.klsh.org.al/web/KLSH_kallezon_ne_prokurori_ish_Drejtorin_Ekze...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.