Blloku Ekonomi
AKU: Midhja e Butrintit është me salmonelë. Mos e konsumoni!
Fenomeni i derdhjes së ujërave të zeza të Sarandës dhe rrethinave në Kanalin e Çukës vijon të mbetet shqetësues, ndërsa ka ndikuar në “infektimin” e midhjeve që kultivohen në liqenin e Butrintit.
Bashkë me ujin e Bistricës, ato përfundojnë në det. Kjo situatë mbetet e njëjtë që nga funddhjetori i vitit të kaluar. Problem shqetësues dhe kryesor, i pazgjidhur për vite e vite me radhë, është tubacioni i linjës furnizuese të impiantit të përpunimit të ujërave të zeza.
25 mijë m2 tokë pyll në Razëm e falsifikuar
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër vendosi sekuestron preventive për mbi rreth 25 000 m2 tokë pyll, në Razëm të Malësisë së Madhe. Hetimi i krimit financiar në Prokurorinë e rrethit zbuloi se kjo sipërfaqe ndodhet ende e regjistruar në favor të përfituesve të vendimit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.
Sipas Prokurorisë 53 906 m2 tokë e llojit pyll në Razëm, është kthyer me dokumenta të falsifikuara. Ajo që bie në sy është procedimin penal është regjistruar në mars 2016, por është pranuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër vetëm në 25 prill 2018.
Dy qëndrime, një Gjiknur
Kompania “Gulf” ka hyrë në tregun shqiptar me ambicie për të tregtuar karburant me cilësi. Në atë kohë, kur priste shiritin e inaugurimit të “Gulf”, ministri Gjiknuri thoshte se ajo ishte kompani serioze, ndërsa tani, që doli se ka mashtruar publikun, ministri i Energjisë ia faturon përgjegjësinë Tatimeve. Pasi ka nisur hetimet prokuroria, sot ka folur për herë të parë edhe opozita.
Industria e riciklimit në krizë, inceneratorët u marrin tregun
Ricikluesit ndjehen të rrezikuar nga strategjia që po ndjek qeveria për menaxhimin e mbetjeve, duke i orientuar ato drejt djegies përmes inceneratorëve. Sipërmarrësit Iljaz Mehmeti dhe Bardhyl Baltëza thonë se incenerimi do të shoqërohet vetëm me kosto. Ata shprehin solidaritet me pronarin e fabrikës së riciklimit në Kashar.
Tren Igumenicë-Gjirokastër
Me iniciativë të Prefekturës së Epirit ka përfunduar studimi i fizibilitetit për hekurudhën që lidh portin e Igumenicës me Janinën dhe Gjirokastrën. Studimi është kryer si pjesë e programit strategjik të bashkëpunimt Greqi - Shqipëri 2007 – 2013.
Qëllimi ishte konfigurimi i bilancit kosto - përfitim, në mënyrë që të bëhet krahasimi me projektet e tjera alternative që lidhin në rrugë hekurudhore Shqipërinë dhe Greqinë. Shpenzimet e studimit të kryer nga nga firma NAMA Consulting Engineers dhe Planners SA arritën në 65.276,10 €uro (përfshirë TVSH-në).
Irani kërkon hapjen e ambasadës shqiptare në Teheran
Hapja e ambasadës së Shqipërisë në Iran do të jetë një hap i rëndësishëm për zgjerimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Kështu ka deklaruar kryetari i Unionit të Dhomave të Tregëtisë së Iranit, Gholam Hossein Shafei në një takim të përbashkët me dhomat e tregtisë në Shqipëri.
Qeveria u pret fondet bashkive debitore
Të gjitha bashkitë që nuk paguajnë detyrimet e prapambetura do t'u priten fondet që buxheti i shtetit jep në formën e transfertës së pakushtëzuar.
Paralajmërimi është konkretizuar edhe me një udhëzim të ministrit të Financave, ku urdhërohet bllokimi i transaksioneve financiare të njësive vendore nëse nuk shlyejnë detyrimet.
Udhëzimi po ashtu sanksionon që edhe në rastet kur ndërmarjet në pronësi të bashkive nuk shlyejnë borxhet ndaj palëve të treta, dhe evidentohet se përgjegjëse për këtë shkak është njësia vendore, sërish bllokon transaksionet.
Vodafone, Abltelekom dhe Telekom kanë mashtruar abonentët
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare urdhëron kompanutë celulare që duke filluar nga data 1 qershor 2018 të rikthejnë vlefshmërinë e paketave standarte me parapagim nga 28 ditë në mujore (30 ditore).
Albtelecom, Telekom Albania dhe Vodafone Albania në shkelje të hapur të kontratës me abonentët në mars të vitit 2016 bënë ndryshimin e kohëzgjatjes së ofertave për shërbimet mobile për përdoruesit me parapagim nga 30 ditë në 28 ditë.
Interes nga dy kompani të huaja për TEC Vlorën
Dy kompani të huaja ofrohen për ta vënë në punë TEC-n e Vlorës, i cili megjithëse u ndërtua në 2012, nuk ka punuar asnjë ditë, për shkak të mosfunksionimit të një pajisjeje. Zëvendësministri i Energjetikës Enis Aliko tha për TemA TV se po bëhet studimi i fizibilitetit dhe shumë shpejt do të shpallet oferta. Ndërkaq, TEC-i është objekt i gjyqeve shumëvjeçare të KESH-it me palën italiane për dorëzimin e parave të lëna garanci.
2017/30% e tenderave publikë pa garë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, poston në faqen e vet në Facebook disa të dhëna që flasin për prokurimet në vitin 2017. Sipas saj shifra totale e tenderimeve arrin në 31% të vlerës së prokurimit për katër vjet, që në fakt është diçka më shumë se ¼ që është edhe vlera normale. Më poshtë shënimi i znj. Tabaku: