Industria e riciklimit në krizë, inceneratorët u marrin tregun

Postuar në 26 Prill, 2018 21:55

Ricikluesit ndjehen të rrezikuar nga strategjia që po ndjek qeveria për menaxhimin e mbetjeve, duke i orientuar ato drejt djegies përmes inceneratorëve. Sipërmarrësit Iljaz Mehmeti dhe Bardhyl Baltëza thonë se incenerimi do të shoqërohet vetëm me kosto. Ata shprehin solidaritet me pronarin e fabrikës së riciklimit në Kashar.

Përfaqësues të shoqatave të riciklimit e shikojnë strategjinë e qeverisë për menaxhimin e mbetjeve përmes inceneratorëve, të pamenduar dhe me kosto për taksapaguesit shqiptarë. Për TemA Tv, ricikluesit Iljaz Mehmeti dhe Bardhyl Baltëza, pranojnë se industria e riciklimit është sot në krizë, ndërsa kundërshtojnë strategjinë për diegjen e mbetjeve, e cila sipas tyre që në projektim ka nisur me keqllogaritje, duke planifkuar djegien e më shumë mbetjeve nga sa prodhohen.

"Inceneratori për djegien e 1 ton letre minimalia që ne kemi gjetur ishte një i kohës së fundit fare Holland që kushtonte 72 euro toni i letrës, djegia. Të tjerët ishin mbi 100", tha Bardhyl Baltëza.

Ata komentojnë edhe rastin e djegies së fabrikës së riciklimit në Kashar, duke rrëzuar tërësisht argumentetet e aktivisitëve të shoqërisë civile se ajo ka qenë e qëllimshme dhe me mesazh të fshehur për industrinë.

"1 ton mbetje të ricikluara prodhimi mbrendshëm bruto nëpërmejt gjitha fazave ripërdorimit, reduktimit dhe riciklimit përfiton minimalisht 700 euro për ton. Nëpërmejt riciklimit, nëse se ka një pikëpyetje shumë të madhe nëse do funksionojë incenerimi, shteti humbet 300 deri në 350 euro për ton", deklaroi Iljaz Mehmeti. 

Djegia e fabrikës rë riciklimit të plastikës në Kashar, ende nuk e ka një raport për shkakun e zjarrit të rënë, ndërsa grupi hetimor po heton në tre pista: zjarrëvënie e qëllimshme, zjarrvënie aksidentale ose i zjarr i shkaktuar nga luhatja e tensionit. Mësohet se prokuroria ka administruar dëshminë e rojes së godinës e cila u përfshi nga flakët paraditen e së dielës. Roja ka deklaruar se para se të shihte tym, në mes të kapanonit kishte patur tre herë luhatje tensioni dhe ikje e ardhje të energjisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.