“Byroja e Sigurimeve, e jashtëligjshme, nuk i bindet AMF-së”

Postuar në 22 Maj, 2018 18:28

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka konstatuar një sërë shkeljesh ligjore në tregun e sigurimeve, duke nisur nga aktiviteti i Byrosë së sigurimeve e deri te prerja e policave të sigurimit. Sipas Braçes, Byroja ka shkelur rregulloren për të zbatuar vendimet e AMF-së, ndërsa ka vënë në dukje edhe faktin që policat lëshohen pa kupon tatimor.

Byroja e Sigurimeve ka refuzuar të zbatojë vendimet e AMF-së, sikundër vijon të drejtohet nga një staf i pamiratuar nga AMF, ndërsa policat e sigurimit po shiten në një treg informal, pa gjenerimin e kuponit tatimor nga kasat fiskale. Është kjo akuza e lëshuar nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe në seancën dëgjimore me kreun e AMF-së, Ervin Koçi.

"Mua më rezulton se Byroja Shqiptare e Sigurimeve është në kushte paligjshmërie totale. Siç e dhe ju thoni në vendimin e fundit që prej janarit të 2016 drejtori ekzekutiv i Byrosë është i pamiratuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Finaciare", tha kreu i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe.

Drejtori Koçi, pranoi problemet me funksionimin e Byrosë, ndërsa shtoi se do të kërkojë nga tatimet vendosjen e kasave fiskale në pikat e kompanive të sigurimit.

Me projektligjin e ri për sigurimet e detyrueshme të mjeteve motorike, Fondi i Kompensimit do të ndahet nga Byroja e Sigurimeve dhe drejtuesit do të emërohen direkt nga AMF, ndërsa në vend qarkullojnë rreth 16 mijë mjete pa siguracion.

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.