Ahmetaj shpjegon skemën: Po formalizojmë biznesin e madh (Video)
Paralelisht me grevën e biznesit të vogël, ministri i Financave, Arben Ahmetaj doli në një konferencë për shtyp për të shpjeguar se futja në skemën e tvsh-së e subjekteve me xhiro mbi 2 milionë lekë bëhet për të formalizuar biznesin e madh dhese nuk ka për qëllim të shtojë kostot për biznesin e vogël.
Ahmetaj kërkoi nga sipërmarrësit të mos përdoren politikisht nga opozita, e cila sipas tij kur ishte në pushtet çoi në gropë ekonominë me taksën e sheshtë. Ministri vazhdon të këmbëngulë se qeveria e majtë ka ulur taksat për 97% të shqiptarëve dhe se ka lehtësuar barrën fiskale për sipërmarrjen.
Add new comment