Bie sistemi i QKR, sorollatje për qyetetarët
Qendra Kombëtare e Biznesit nuk ka ofruar për disa orë shërbim këtë të martë.
Top-Channel raporton se aplikimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit u bllokuan që në orën 8 mëngjesit të së martës, duke sjellë revoltë tek qytetarët, që panë se vetëm pas 4 orësh ndërprerje, puna të riniste riniste.
“Unë kam ardhur me marr një ekstrakt dhe një vulë për ambasadë. Prit më thanë, se s’ka sistem. Kam ardhur që nga ora 8. Është ora 11 dhe akoma s’ka asnjë përgjigje. Unë vij nga Laçi, se nuk e njohin atje, kështu që duhet me prit. Me kë të flasësh këtu?! Rrumpallë gjithandej! Çojnë duart përpjetë, sillemi vërdallë. bëra dhe pagesën. Jo nuk punon, jo nuk kishte energji. Hajde pas 2 ose 3 orësh. Jo, s’ka sistem, jo s’aplikuam se s’punon sistemi”- janë shprehur qytetarët.
Të kontaktuar punonjësit e Qendrës Kombëtare të Biznesit, jo zyrtarisht komunikuan se ndërprerja e shërbimit ndodhi për shkak të shkëputjes së një prej fribrave optike të internetit, defekt që më pas u zgjidh. ResPublica mësoi se sistemi i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit ka rënë prej tri ditësh dhe kjo ka sjellë sorollatje te njerëzit.
Add new comment