Kreu i AKEP: Kompani celulare ndaluan analizën e tregut (Video)
Kompani celulare kanë lobuar që Autoritetit Elektronik dhe Postar të mos përfundonte analizën e tregut të nisur në vitin 2016 dhe kësisoj të shmangnin një raport që mund t’i nxirrte kompani të caktuara me fuqi dominuese apo të ndjeshme në treg. Kreu i ri i këtij Autoriteti, Ilir Zela në një raportim në Komisionin e Veprimtarive prodhuese zbuloi një sër problematikash gjatë periudhës që AKEP drejtohej nga Pirro Xhixho.
Sipas Zelës, analiza e përfunduar ka dalë pikërisht në këtë përfundim, se kompani të caktuara kanë fuqi të ndjeshme në treg, duke dëmtuar konkurrencën. Kreu i AKEP tha se ulja e vlefshmërisë së paketave nga ana e operatorëve në tregun e telefonisë celulare është evidentuar si marrëveshje e koordinuar mes kompanive.
Zela foli edhe për problemet me portabilitetin e numrave pas mbylljes së kompanisë Plus Comunication dhe problemet për tarifat e larta të terminimit të thirrjeve ndërkombëtare dhe ato roaming.
Add new comment