Babai i Web-it jep alarmin, kolosët e teknologjisë të pakontrollueshëm

Postuar në 12 Mars, 2018 10:02

World Wide Web feston më 12 mars ditëlindjen e tij të 29 dhe thmemeluesi britanik,  Tim Berners-Lee zgjodhi  pikërisht këtë ditë për të dhënë alarmin se disa kompani të mëdha të teknologjisë kanë shumë pushtet dhe se duhen imponuar rregullime dhe kufizime ndaj tyre.

Në një letër të hapur të Fondacionit të Fondacionit World Wide Web dhe të nënshkruar nga vetë ai, por edhe në një intervistë për Financial Times, Berners-Lee,  paralajmëron se kompani të tilla si Google, Facebook dhe Twitter janë bërë me pozita shumë dominuese në treg, promovojnë dezinformacioin dhe reklamat manipuluese politike si dhe shfrytëzojnë të dhënat personale të përdoruesve.

Ai thotë se, ka nevojë urgjente për një kuadër të ri ligjor dhe rregullator që do të kufizonte fuqinë e kompanive të mëdha të teknologjisë, të cilat janë bërë të pakontrollueshme, pa u dhënë llogari përdoruesve. Ndër të tjera, propozon që  kompanitë e mediave sociale t’u japin përdoruesve më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre. "Është koha për një reagim nga ana e njerëzve në Europë. Sigurisht që ne mund të imagjinojmë një botë më të mirë ... ku të kemi mundësi zgjedhjeje për motorët e kërkimit dhe rrjetet sociale. Në një botë më të mirë dikush duhet të ketë një kontroll të plotë mbi informacionin që i serviret"-shprehet Lee.

Google zotëron tani mbi 87%  në kërkimet në internet në mbarë botën, ndërkohë që Facebook ka tejkaluar 2.2 miliardë përdorues në muaj. Së bashku të dy kompanitë (duke përfshirë filialet e tyre Instagram dhe YouTube) thithin më shumë se 60% të shpenzimeve globale për reklamat dixhitale. "Web-et në të cilat hyje vite më parë, nuk gjenden nga përdoruesit e rinj sot. Ajo që dikur ishte një gamë e gjerë e blogjesh dhe faqesh e internetit, është kufizuar në disa platforma, që kontrollojnë cilat ide dhe mendime duhet të ndash”- thotë ai në letrën e hapur.

Ai thekson se disa nga  gjigandët e teknologjike rriten vazhdimisht nëpërmjet blerjeve të kompanive më të vogla konkurruese, ndërsa thithin talentet e reja, duke vendosur hegjemoninë edhe mbi risitë në këtë fushë. "Unë dua që  interneti të reflektojë shpresat tona në vend se të thellojë frikën dhe ndarjet midis nesh”. Në vitin (2018), për herë të parë më shumë se gjysma e banorëve të Tokës janë me akses në internet, çka sipas vërteton ekzistencën e një ndarje dixhitale. Tim Berners-Lee u bën thirrje qeverive, kompanive dhe aktorëve të tjerë për të përmirësuar qasjen në internet nëpërmjet rrjeteve të komuniteteve dhe sigurimin e qasjes (Wi-Fi) në vende publike.

https://www.huffingtonpost.gr/entry/o-pateras-toe-web-zeta-epivole-rethm...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.