Kur ligjin e bën Çela i OSHEE-së
Operatori i Shpëndarjes së Energjisë vijon të prezantohet si histori suksesi, ndonëse Banka Botërore vlerësoi se reforma në energji nën drejtimin e Ardian Çeës nuk arriti objektivat e uljes së humbjeve të energjisë në rrjet.
Në raportin e fundit mbi projektin e rimëkëmbjes energjetike Banka Botërore nënvizon se programi i investimeve te OSHEE-së nuk ka dhënë efekte në uljen e humbjeve teknike në rrjet.
Si të mos mjaftonte kjo që prej vitit 2015 Shqipëria duhet ta kishte ndarë ligjërisht OSHEE-në në dy pjesë, në pjesën teknike të rrjetit dhe pjesën tregtare, që merret me furnizmin e konsumatorëve.
Plot 3 vjet më vonë OSHEE vazhdon të jetë një kompani e vetme. Për këtë shkelje të detyrimit, Sekretariati i energjisë me qendër në Vienë ka hapur nje çështje kundër Shqipërise. Zëvendës-drejtori i sekretariatit dhe këshilltari ligjor Dirk Buschle sqaroi për Top Channel se kjo ndarje ligjore e OSHEE duhet të ishte bërë që në vitin 2015.
“Në të vërtetë, kompania shtetërore OSHEE nuk është ndarë në dy entitete të ndara (siç kërkohej nga rregullat e Komunitetit të Energjisë që nga 1 janari 2015). Një ndarje e tillë rrit transparencën dhe shmang diskriminimin dhe subvencionimin, permes rolit të OSHEE si operator i infrastrukturës dhe furnizuesit të energjisë elektrike. Është parakusht për të sjellë konkurrencë në tregun shqiptar dhe t’u japë klientëve një zgjedhje të vërtetë. Më vjen keq që ndryshe nga vendet fqinje (p.sh. Kosova, Maqedonia), Shqipëria nuk ka arritur të përmbushë këtë detyrë. Brenda një afati prej dy muajsh, Shqipëria tani duhet të arrijë dhe të ndaje OSHEE në mënyrë që ky rast të mbyllet”-thotë Buschle.
http://top-channel.tv/2018/01/23/oshee-monopol-ne-treg-sekretariati-i-en...
Add new comment