Taçi, kokë turku për situatën me ARMO?
Rezart Taçi vijon të ketë problem me drejtësinë. Kësaj radhe është Prokuorira e Tirans që ka dërguar na Apel për gjykim Taçin me akuzën e mospagesës së TVSH-së, akcizës dhe taksës së karbonit gjatë kohës që ka patur në administrim kompaninë “Armo”. Lajmi bëhet i ditur nga Top-Channel dhe sipas asaj që raportohet bëhet fjalë për 8 milionë euro.
Sipas prokurorisë, shmangia e këtyre detyrimeve kap një vlerë që shkon mbi 8 milionë euro.
Këtë konstatim fillimisht e ka bërë një audit i tatimeve që kontrolloi veprimtarinë e Armo-s për vitet 2011-2013. Dhe në bazë të këtij raporti prokuroria nisi hetimet dhe e ka dërguar në gjykim.
Një fakt i rëndësishëm që ka në dorë prokuroria kundër Taçit, është se në një kohë kur Armo nuk shlyente detyrimet tatimore me argumentin se nuk kishte likuiditet, janë regjistruar tërheqje të konsiderueshme disa milionë euro nga llogaritë bankare të firmës, të cilat nuk dihet se ku kanë përfunduar.
Tanimë i takon gjykatës së Tiranës të vlerësojë hetimin e prokurorisë dhe argumentet kundër. Ashtu si edhe në procesin e parë, Rezart Taçi po gjykohet në mungesë pasi prej më shumë se dy vitesh është larguar nga vendi
raporton TCh.
Taçi u shfaq dje në mbrëmje në emisionin “Opinion” kur gjatë një bisede në studio u përmend edhe emri i tij. Taçi ka deklaruar se me shitjen e kompanisë ka shitur edhe detyrimet që ka patur, ndaj kjo procedurë e prokurorisë ngjan si lëvizje për të ulur zhurmën mediatike që po rihapet për ARMO-n, me të cilën qeveria aktuale dështoi tërësisht.
Dështimi me ARMO-në është faturë e disa qeverive, por me qeverinë e tanishme erdhi premtimi që situata do të përmirësohej. Kryeministri aktual, i kapur në situatën e një proteste, e quajti privatizimin një akt kriminal.
Add new comment