By Pass-et e Vlorës dhe Fierit, rinisin punimet në korrik
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/01/big_by_pass_fr_lajm_2018_01_22_17.jpg?itok=pt6bU53W)
Në pranverë do të rifillojnë punimet për By-passin e Vlorës dhe atë të Fierit, me shprsën që në muajin korrik të hapet njëri krah i rrugës në By Pass-in e Fierit. Zv/ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli, tha në komisionin e ekonomisë se shumë shpejt do të shpallet fituesi i ri i cili do të përfundojë këto segmente.
Këtë vit qeveria do të nisë edhe ndërtimin e tre rrugëve të reja, rruga Vaqarr- Kavajë dhe ajo Milot – Balldrem, do të ndërtohen në partneritet me privatin, ndërsa do të hartohet projekti i segmetnit Elbasan-Qukës.
Ministria e Infrastrukturës është duke hartuar dhe projektin për të ndërtuar By-pass-in e Tiranës, i cili pritet të shfryjë fluksin e mjeteve që nuk kanë qëllim qarkullimin në kryeqytet. Pika e nisjes së tij mendohet të jetë Kashari, i cili më pas do të lidhet me Arbanën dhe rrugën Tiranë – Elbasan.
Add new comment