Blloku Ekonomi
Aeroporti i Kukësit, a po mbështet qeveria me një kompani me aksione shtetërore një koncesion privat?
Një ditë më parë në një status që shoqëroi nisjen e kalimit me pagesë në Rrugën e Kombit kryeministri Edi Rama lajmëroi për vënien së shpejti në punë të aeroportit të Kukësit dhe ndërtimin e një stadiumi të ri.
Jo rastësisht mesa duket në këtë postim është përmendur edhe aeroporti i Kukësit që prej vitesh është në konservim për shkak të kontratës konçesionare të aeroportit të Rinasit që ka ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare. Qeveria ka premtuar se do ta rishohë kontratën e Rinasit, por nuk ka avancuar me ndryshime konkrete.
Njësoj si Edi Rama në opozitë, Basha: Do anullojmë konçesionin e rrugës Durrës-Kukës
Sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se do të anullojë konçesionin e rrugës Durrës-Kukës dhe se me ardhjen në pushtet do ta hetojë atë.
Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të protestojnë me të gjitha mënyrat, ndërkohë që brenda PD-së ka spekullime se lidershipi I saj e ka braktisur protestën dhe ka rënë dakord me kompaninë që ka fituar konçesionin që në prill-maj.
Rama kalon ankthin e tarifës për Rrugën e Kombit
Nga kjo e hënë kalimi në Rrugën e Kombit bëhet me pagesë. Sipas kontratës, për çdo kalim të automjeteve do të ketë një taksë fikse për hyrjen dhe daljen nga autostrada. Koncesionari dhe autoriteti kontraktues kanë rënë dakord për një skemë zbritjeje për përdoruesit e shpeshtë, të cilët do të pajisen me “Digital Pass”.
Rrëzohet dekreti i Metës për lojrat e fatit
Parlamenti rrëzoi dekretin e Presidentit Meta për ligjin e lojërave të fatit dhe miratoi ndryshimet ligjore në ligjin për dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve. Dekreti i Presidentit u rrëzua me 74 vota pro dhe asnjë kundër.Presidenti Meta e ktheu në Parlament ligjin e miratuar nga shumica, duke e arsyetuar me uljen e barrës fiskale për lojërat e fatit, duke deklaruar se në këtë mënyrë favorizohej Lotaria Kombwtare.
Ish-ministri i Bujqësisë: Dyshoj nëse mishi i bllokuar nga AKU asgjësohet vërtet
Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ringre shqetësimin për sigurinë ushqimore. Ai hedh dyshime mbi asgjesimin e produkteve të sekuestruara nga AKU. Një tjetër shqetësim sipas tij, është peshkimi dhe tregtimi i paligjshëm i daterit, për të cilin inspektoriati i peshkimit pranon se janë evidentuar raste.
Qendra e "Soros" padit Bashkinë e Fierit për mbetjet urbane
Bashkisë së Fierit do t’i duhet të përballet në Gjykatë me një padi mbylljen dhe rehabilitimin e plotë të vend depozitimit të mbetjeve urbane në Sheq. Padia është ngritur nga Qendra EDEN, e financuar nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur “Soros”, e cila pretendon se vendndodhja e vend depozitimit të Fierit është e papërshtatshme, pasi kjo fushë është në përdorim prej më shumë se 40 vitesh. Po kështu thuhet se trajtimi dhe eliminimi i mbetjeve është ende shumë problematik, pamvarësisht financimit që ka dhënë ambasada e Hollandës për këtë projekt.
Ndroqi/“Kjo rrugë ka mërdhif”
Edhe pse rrugë nacionale dhe një alternativë për të udhëtuar nga Tirana në Durrës e më tej në Jug dhe anasjelltas, rruga Plepat-Rromanat-Ndroq është lënë në mëshirë të fatit.
Prej vitesh, asnjë investim nuk është kryer në këtë aks rrugor, pasojat e së cilës janë kthyer në një barrë për banorët e zonës, ndërsa shumë biznese prej vitesh kanë falimentuar.
Projekti për rindërtimin, sipas kryebashkiakut Veliaj është në fazën e gjetjes së fondit.
TemaTv
Udhëzimi për kalimin e të drejtës së pronës, përjashtohet trashëgimia. Nuk ka regjistrim në hipotekë pa pagesën e tatimit 15%
Në datën 30 korrik, Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave kanë miratuar një Udhëzim të përbashkët që përcakton detyrimet tatimore që rrjedhin nga kalimi i të drejtës së pronësisë. Sipas këtij akti, tatimi për çdo kalim do të jetë 15% të fitimit që realizohet nga diferenca pozitive mes vlerës së shitjes dhe asaj të blerjes. Udhëzimi po ashtu sanksionon se pronat e paluajtshme që i nënshtrohen procedurave të kalimit të së drejtës, qofshin këto tokë bujqësore, truall apo ndërtesë, nuk do të regjistrohen nga hipotekat nëse nuk kryhet pagesa në fjalë. Pika 2 e Udhëzimit ka rëndësi:
Rryshfet dhe gjoba, anketimi për inspektorët e tatimeve
Një anketim i qeverisë nëpërmjet Ministrisë së Sipërmarrjes nxori në pah se 23 për qind e bizneseve kanë pohuar se iu është kërkuar ryshfet gjate procesit te kontrollit.
Sipas anketës, ryshfeti u është kërkuar për të mbuluar mungesën e dokumentacionit përkatës dhe mosplotësimit të kritereve ligjore. Bizneset kanë pohuar se në 56.5% të rasteve inspektorët janë të prirur të vendosin gjoba apo të kryejnë pezullime. Gjithashtu bizneset kanë pohuar se gjobat në shumë raste janë shumë të larta në raport me shkeljet e gjetura.
Miell nga Serbia e Kosova me nivel të falsifikuar të proteinës
Në Shqipëri vijojnë të futen sasi mielli të papërshtatshme për prodhimin e bukës. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi një tjetër ngarkesë prej 55 ton “miell gruri”, që vinte nga Kosova dhe Serbia. Sasia e miellit u konstatua me nivel më të ulët të proteinës se nevojshme per prodhimin e bukes, nga sa ishte shenuar ne dokumentet perkatese.
gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore të Morinës evidentuan 2 subjekte të cilët do të fusnin në Republikën e Shqipërisë produktin “miell gruri” me origjinë nga Kosova dhe Serbia.