Qendra e "Soros" padit Bashkinë e Fierit për mbetjet urbane

Postuar në 12 Shtator, 2018 13:39

Bashkisë së Fierit do t’i duhet të përballet në Gjykatë me një padi mbylljen dhe rehabilitimin e plotë të vend depozitimit të mbetjeve urbane në Sheq. Padia është ngritur nga Qendra EDEN, e financuar nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur “Soros”, e cila pretendon se vendndodhja e vend depozitimit të Fierit është e papërshtatshme, pasi kjo fushë është në përdorim prej më shumë se 40 vitesh. Po kështu thuhet se trajtimi dhe eliminimi i mbetjeve është ende shumë problematik, pamvarësisht financimit që ka dhënë ambasada e Hollandës për këtë projekt.

Sipas Qendrës EDEN menaxhimi i mbetjeve duhet të kryhej në linjë me planin rajonal të Fierit dhe të zbatohej planin vendor për menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë Fier. Por ky plan dhe rregullore të tjera që lidhen me zbatimin e tij nuk janë të hapura për publikun, ndaj nuk ka informacion të plotë mbi gjendjen aktuale përsa i përket menaxhimit të mbetjeve urbane.

Nga investigimi 8 mujor rezultoi se në fillim të vend depozitimit të mbetjeve gjendet stacioni i transferimit për mbetjet e riciklueshme, i cili është ngritur në vitin 2010, nga Bashkia Fier me mbështetje financiare të Ambasadës Hollandeze.

“Fatkeqësisht stacioni nuk është në gjendje pune, dhe pajisjet e tij janë shkatërruar duke përfshirë këtuedhe mburojën që ka për qëllim ruajtjen e mbetjeve që të mos ndikohen nga faktorët klimatikë si dielli”-thekson raporti.

Më tej nënvizohet se Bashkia e Fierit është shprehur në media se vend depozitimin e Sheqit e ka shpallur të mbyllur për shkak të kapacitetit mbi normën e lejuar, dhe një vit më parë ia ka kaluar kompetencat Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit duke i kërkuar atyre zgjidhje.

http://www.eden-al.org/index.php/al/lajme/589-banoret-e-sheqit-dhe-qendr...

http://www.eden-al.org/images/Publikime/factsheet-qendra-eden---Shqip.pdf

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.