Aeroporti i Kukësit, a po mbështet qeveria me një kompani me aksione shtetërore një koncesion privat?
Një ditë më parë në një status që shoqëroi nisjen e kalimit me pagesë në Rrugën e Kombit kryeministri Edi Rama lajmëroi për vënien së shpejti në punë të aeroportit të Kukësit dhe ndërtimin e një stadiumi të ri.
Jo rastësisht mesa duket në këtë postim është përmendur edhe aeroporti i Kukësit që prej vitesh është në konservim për shkak të kontratës konçesionare të aeroportit të Rinasit që ka ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare. Qeveria ka premtuar se do ta rishohë kontratën e Rinasit, por nuk ka avancuar me ndryshime konkrete.
Lëvizja e vetme është procedura e hapur së fundmi nga Albcontrol për mbledhjen të dhënave kritike të sigurisë, e detyrueshme për aerodromet e certifikuara në Shqipëri.
Sipas specifikimeve teknike të procedurës së prokurimit me objekt “Kukës obstacle survey” një kompani e kualifikuar e matjeve gjeodezike do të kontraktohet nga ALBCONTROL, për të kryer aktivitetet e matjeve gjeodezike për aerodromin e Kukësit.
Kjo anketë do të sigurojnë të gjitha të dhënat e nevojshme për të gjeneruar sipërfaqet e kufizimit të pengesave, për të hartuar procedurat instrumentale të fluturimit dhe për të prodhuar hartat e kërkuara. http://www.monitor.al/aeroporti-kukesit-albcontrol-tjeter-studim-tani-per-mbledhjen-e-te-dhenat-aeronautike/
Kujtojmë që në muajin qershor, Albcontrol përzgjodhi kompaninë fituese, që do të kryejë studimin e hapësirës fluturuese të Aeroportit të Kukësit, ndërsa në korrik qeveria vendosi që projektin e rehabilitimit, operimit dhe transferimit të Aeroportit të Kukësit” t’ia japë bashkimit të shoqërive “Kastrati”, sh.a dhe “T.M.D Systems LTD” përmes procedurës së partneritetit publik privat.
Respublica mësoi se nga aeroporti i Kukësit do të operojë me fluturime edhe kompania e re e inaguruar pak ditë më parë Air Albania, ku Albcontrol ka 10 % të aksioneve. Qeveria mesa duket është vënë në shërbim të konçesionarit të Kukësit jo vetëm me institucionet shtetërore “Kastrati”, sh.a dhe “T.M.D Systems LTD”, por edhe me procedurat që lehtësojnë operimin e privatit në këtë aeroport.
Add new comment