Njësoj si Edi Rama në opozitë, Basha: Do anullojmë konçesionin e rrugës Durrës-Kukës

Postuar në 18 Shtator, 2018 13:40

Sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se do të anullojë konçesionin e rrugës Durrës-Kukës dhe se me ardhjen në pushtet do ta hetojë atë.

Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të protestojnë me të gjitha mënyrat, ndërkohë që brenda PD-së ka spekullime se lidershipi I saj e ka braktisur protestën dhe ka rënë dakord me kompaninë që ka fituar konçesionin që në prill-maj.

Nuk dihet pse z. Basha nuk nis hetimin parlamentar për këtë kontratë, ndërkohë që premtime për anullime konçesionesh dha edhe z. Rama kur ishte në opozitë, por më vonë, me ardhjen në majë të karriges, u shpreh se Shqipëria ndëshkohet nëse prish kontratat koncesionare. Nga ana tjetër Bash aka premtuar vetting për koncesionet dhe PPP-të.

Më poshtë video e z. Basha(minuta 41:40): 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.