Miell nga Serbia e Kosova me nivel të falsifikuar të proteinës

Postuar në 01 Shtator, 2018 13:19

Në Shqipëri vijojnë të futen sasi mielli të papërshtatshme për prodhimin e bukës. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi një tjetër ngarkesë prej 55 ton “miell gruri”, që  vinte nga Kosova dhe Serbia. Sasia e miellit u konstatua me nivel më të ulët të proteinës se nevojshme per prodhimin e bukes, nga sa ishte shenuar ne dokumentet perkatese.

gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore të Morinës evidentuan 2 subjekte të cilët do të fusnin në Republikën e Shqipërisë produktin “miell gruri” me origjinë nga Kosova dhe Serbia.

Sipas ekzaminimeve laboratorike niveli i proteinës rezultoi të ishte 11.37 % , 11.44% dhe 11.5%, ndërkohë që në fletë analizën që shoqëron produktin, niveli i proteinës është shënuar 12.08% kurse në ambalazhin e produktit është max 13%.

Ndërsa për ngarkesën 25 ton “miell gruri” nga Serbia produkti nuk kishte përputhshmëri me dokumentacionin shoqërues. Niveli i proteinës së deklaruar në raport analize(12.74%) është i ndryshëm nga ai që shënohej në ambalazh të tyre (9.5%).

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.