Rama kalon ankthin e tarifës për Rrugën e Kombit
Nga kjo e hënë kalimi në Rrugën e Kombit bëhet me pagesë. Sipas kontratës, për çdo kalim të automjeteve do të ketë një taksë fikse për hyrjen dhe daljen nga autostrada. Koncesionari dhe autoriteti kontraktues kanë rënë dakord për një skemë zbritjeje për përdoruesit e shpeshtë, të cilët do të pajisen me “Digital Pass”.
Për kategorinë “Përdorues të shpeshtë”, pavarësisht nga klasa e automjetit, zbritja e tarifës do të bëhet për numrin e kalimeve, pasi sistemi do të regjistrojë numrin e kalimeve për çdo automjet. Sipas përllogaritjeve, gjatë një dite në “Rrugën e Kombit” lëvizin rreth 5000 automjete.
Në Kukës kanë qenë të stacionuara edhe forca të shumta policie të gatshme për të reaguar në rast proteste, çka nuk u vërtetua. Në ankth ka qenë edhe kryeministri që i druhej një ripërsëritje të protestës së 31 marsit.
Për këtë ai nuk nguroi të falenderojë kuksianët duke u premtuar vënien së shpejti në punë të aeroportit dhe ndërtimin e një stadiumi të ri.
Add new comment