Blloku Ekonomi
Lajme për kompleksin e Divjakës ; informacione për negociata për shitjen e "Green Coast" tek "Iberostar"
Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan se kompania e Behgjet Pacollit, “Mabetex” ka arritur të bindë disa investitorë të huaj për ndërtimin e kompleksit turistik në Divjakë të Lushnjes.
Lajmi për këtë temë ka kohë që qarkullon, vetë kompania në të vërtetë ka bërë përpjekje për të promovuar, por çdo gjë mbeti pezull që nga ai moment, rreth 3 vjet më parë.
Goditje basteve me “Forcën e Ligjit”
Kryeministri lajmëroi sot mbylljen që prej 1 janarit të kazinove elektronike dhe pikave të basteve në zonat e banuara. Në fakt një gjë që dihej për kazinotë elektronike, ndërsa është risi për bastet, sepse vendimi ishte shtyrë disa herë për mungesë konsensusi brenda ish-koalicionit PS-LSI, siç e konfirmoi kryeministri në deklaratën e kësaj të marte për mediat.
Mijëra euro abuzime në rrugën Cërrik-Belsh
Pas 25 vitesh rruga Cërrik-Belsh është drejt përfundimit të rindërtimit të saj. Investimi është mundësuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sipas projektit të siguruar nga televizioni Tema, gjerësia e rrugës do të jetë 9 metra, vetëm pjesa e asfaltuar, ndërkohë në brendësi të fshatit Shalës, segmenti do të ngushtohet në 6. 5 metra nga 3.25 për çdo korsi.
Biznesmenët e Buxhetit
Para disa ditësh, disa media prestigjoze në Tiranë, thuajse shpallën si blerës të Telekom Albania, kompaninë serbe, Telekom Serbia. Më vonë, lajmi u ndryshua, me arsyetimin se serbët u ndaluan nga pala shqiptare për shkak të ngjyrimeve politike që mund të ketë.
Qeveria ul tvsh-në për autobusat e Veliajt (Video)
Minstri i Financave Arben Ahmetaj ka zbardhur ndryshimet që propozohen në paketën fiskale për vitin e ardhshëm. Një nga pikat është edhe ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar për autobusat elektrikë që do të fusë në përdorim bashkia e Tiranës.
Lëvizje që mesa duket është nxitur nga vetë Bashkia, e cila ka dalë garant për operatorët që do fusin këto mjete në Shqipëri. Ahmetaj e tha mes rreshtash këtë detaj që çon ujë në interesat e Veliajt, e cili ia ka dalë të imponohet edhe në politikën e taksave.
Toka bujqësore/Aktin e Marrjes në Pronësi e përfitojnë përdoruesit faktikë jo emigrantët
Rreth 11 mijë fermerë ende nuk janë pajisur me titullin e pronësisë së tokës bujqësore ndërkohë që afati i fundit është 31 dhjetori. Këshilltarja e ministrit të Bujqësisë, Lorena Goxhobelli sqaroi se nga ligji përfitojnë vetëm përdoruesit faktik, jo emigrantët dhe se nuk do të ketë shtyrje afati. Në një intervistë për TemaTv, Goxhobelli sqaroi se Aktin e Marrjes në Pronësi nuk e përfitojnë emigrantët, për shkak se ligji parashikon përfitim për ata që e përdorin.
TemaTv
Konfirmohet gjobvënia e tatimorit te PS
Policia konfirmoi me anë të një njoftimi arrestimin e dy personave, mes të cilëve Artan Krojit, kryetari i Partisë Socialiste në njësinë Nr. 3 në Tiranë. Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.
Koncesioni i karburanteve ekspozon qeverinë
Paracaktimi i fituesit për konçesionin e kolaudimit të matësve në pikat e tregëtimit të karburanteve dhe gazit është denoncuar nga një kompani holandeze që ka marrë pjesë në garë.
Edhe pse zyrtarisht fituesi do të shpallet në 18 Tetor, Shoqëria Penzoil Trading SA, me seli në Zvicër, ka depozituar ankimimin,1 javë pas hapjes së procedurës nga qeveria, më datën 28 Shtator.
1 miliardë per Rindërtim me paratë e Eurobondit
Qeveria përcolli me entusiazëm shitjen e eurobondit në tregjet ndërkombëtare ose thënë ndryshe rregullimin e strukturës së borxhit përmes një kredie të re 500 milionë euro me interes 3.5% me afat 7 vjeçar.
Një lëvizje në terma financiarë që ka ndodhur edhe në të kaluarën, me ndryshimin së këtë rradhë interesi është më i ulët. Kështu në vitin 2015, kur Ministria e Financave drejtohej nga Shkëlqim Cani Shqipëria emetoi 500 milionë euro bonde përkundrejt interesit 5.75%.
Zgjatet me një vit ligji për "investitorët strategjikë"
Kuvendi shtyu edhe me një vit efektin e ligjit të investimeve strategjike. Zgjatja e afatit i lejon qeverisë që të ftojë biznese të huaja dhe vendase në Shqipëri për të investuar shuma të mëdha, ku në këmbim atyre do t’i ofrohet mbrojte ligjore, shkurtim i procedurave dhe përdorim i tokës shtetërore ose private në bazë të vlerës që do të investohet.
Edit Harxhi, zv/ministër i Ekonomisë dhe Financave njoftoi se vitin e ardhshëm qeveria do të sjellë në Kuvend një ligj të ri, i cili do të unifikojë parimet në ligjin për investitorët e huaj edhe për ata vendas.