Qeveria ul tvsh-në për autobusat e Veliajt (Video)
Minstri i Financave Arben Ahmetaj ka zbardhur ndryshimet që propozohen në paketën fiskale për vitin e ardhshëm. Një nga pikat është edhe ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar për autobusat elektrikë që do të fusë në përdorim bashkia e Tiranës.
Lëvizje që mesa duket është nxitur nga vetë Bashkia, e cila ka dalë garant për operatorët që do fusin këto mjete në Shqipëri. Ahmetaj e tha mes rreshtash këtë detaj që çon ujë në interesat e Veliajt, e cili ia ka dalë të imponohet edhe në politikën e taksave.
Ndër të tjerat gjatë prezantimit të paketës fiskale Ahmetaj konfirmoi rritjen e pragut të tatimit për pagat e larta dhe një sërë ndryshimesh në rrogat e arsimtarëve, infermierëve dhe ushtarakëve që sipas tij do t’i anonçojë vetë kryeministri.
Add new comment