Goditje basteve me “Forcën e Ligjit”
Kryeministri lajmëroi sot mbylljen që prej 1 janarit të kazinove elektronike dhe pikave të basteve në zonat e banuara. Në fakt një gjë që dihej për kazinotë elektronike, ndërsa është risi për bastet, sepse vendimi ishte shtyrë disa herë për mungesë konsensusi brenda ish-koalicionit PS-LSI, siç e konfirmoi kryeministri në deklaratën e kësaj të marte për mediat.
Rreth Projektligjit të ri për lojrat e fatit nuk janë dhënë më shumë detaje, por zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda zbuloi se pas një skanimi që i është bërë aktiviteteve të basteve sportive janë identifikuar dhe vërtetuar subjektet që janë përdorur për pastrim parash.
Historia e njerëzve të inkriminuar që janë pjesë e zinxhirit të lojrave të fatit hisoria e tyre nuk fillon sot. Struktura që do të ketë në fokus këtë segment të infektuar do të jetë Forca e Ligjit ose Task Forca e Ministrisë së Brendshme. Ajo do merret me pjesën e krimit të organizuar që kanë gjeneruar para të pista
tha Voda për ABC News.
Sipas saj ndryshimet në Ligjin e Lojrave të fatit po bëhen nga Ministria e Financave, e cila do të lejojë këto aktivitete vetëm jashtë zonave të banuara.
Add new comment