Blloku Bota
Putin: Herët për të folur rreth një angazhimi ushtarak të Rusisë kundër Shtetit Islamik
Presidenti rus, Vladimir Putin konfirmoi se ishte ende herët për të folur për një angazhim ushtarak të Rusisë në Siri për të luftuar organizatën e Shtetit Islamik. Ndërkohë Uashingtoni paralajmëroi se veprime të tilla, nëse do të konfirmoheshin, do të ishin destabilizuese dhe kundërproduktive.
Propozimi i një miliarderi egjiptian: “Më shisni një ishull ku të strehoj imigrantët”
Perëndimi është në mëdyshje të madhe për valën e imigrantëve që po mbyt Europën. Flitet për identitetin, humanizmin, përgjegjësinë, por edhe kostot. Në këto kushte kur imigracioni është lajmi, ide të reja shfaqen. Një e tillë është ajo e miliarderit egjiptian, Naguib Sawiris, drejtues i Orascom Telecom Media, i cili ka kërkuar nga Greqia dhe Italia, që t’i shesin një ishull, ku të strehohen imigrantët. Sawiris e bën propozimin në Twitter, ku po vetë shton: “Një ide e çmendur? Ndoshta, por të paktën përkohësisht, derisa të kthehen në vendin e tyre”.
Kryeministri i Hungarisë: Fluksi i refugjatëve kërcënon identitetin kristian të Evropës
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e gjykon fluksin e refugjatëve në Evropë, që janë në shumicë myslimanë, si një kërcënim për identitetin kristian të Evropës, në një artikull të publikuar sot, një vizion i hedhur poshtë nga kancelarja gjermane Angela Merkel. “Nuk duhet haruar se ata që po vijnë… janë përfaqësues të një kulture krejtësisht ndryshe”, thekson Orban në këtë artikull të publikuar në të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” . “Në shumicë, ata nuk janë kristian por myslimanë.
Aylan Kurdi, vogëlushi i tragjedisë siriane
Trupi i pajetë i vogëlushit sirian, Aylan Kurdi, i gjetur në brigjet e Bodrumit të Turqisë, është që tani simboli i një tragjedie që nuk po di të ndalet. Mediat e shumta vendosën publikimin e tri fotove shokuese me qëllim ndërgjegjësimin e politikës dhe për të nxitur një vendimmarrje që t’i thotë ndal kësaj fatkeqësie që po e gjen thuajse të vetmuar popullin sirian. Në shumë rrjete sociale, pamja e vogëlushit Kurdi ka nxitur një seri punimesh që janë shpërndarë si shenjë keqardhjeje, por edhe si një formë reagimi. Disa prej tyre marrë nga “Daily Mail”:
Paradë “ekstravagande” e Kinës në përkujtim të Luftës së Dytë. Presdidenti Jinping: “Do shkurtojmë me 300 mijë trupa personelin”
Kina ka demonstruar forcën e vet në një paradë në përkujtim të Luftës së Dytë Botërore. Parada është cilësuar si ekstravagande dhe që i bën jehonë traditës politike të Luftës së Ftohtë. Media të ndryshme e kanë parë këtë akt të Kinës edhe si një shfaqje të arsenalit të ri ushtarak, në një kohë kur gjithë bota është prekur nga efektet e krizës. Gjithësesi, arsyeja nuk mungon në Pekin pa kësaj shfaqjeje.
Tony Blair kërkoi shkrim në gazetë nga Klinton si mbështetje
Ish-kryeministri britanik Tony Blair i ka kërkuar ish-presidentit amerikan, Bill Klinton që të shkruante një artikull në gazetë, për të mbështetur kandidaturën e tij (e cila nuk kishte shumë shpresa) për presidencën e Këshillit Europian, sipas asaj që del nga emailet e lëshuar rishtaz. Ish kryeministri britanik dëshironte që ish presidenti i SHBA të shkruante një artikull mbështetës për “cilësitë e tij personale” që e bënin kandidatin më të mirë.
Emaili ishte një prej 7000 mesazheve të bërë publikë të HIlari Klintonit dhe që i përkasin kohës kur ajo ishte Sekretare Shteti.
Kina demostron forcën me paradë ushtarake për 70-vjetorin e kapitullimit të Japonisë
Agjensia e lajmeve AFP njofton se presidenti kinez, Xi Jinping përshëndeti sot fitoren në vitin 1945 kundër Japonisë që sipas tij i ka mundësuar Kinës të ribëhet një komb i madh në botë duke shënuar kështu fillimin zyrtar të një parade madhështore ushtarake. Mbi 30 zyrtarë të huaj, përfshirë këtu ministra dhe krerë shtetesh, si presidenti rus Vladimir Putin dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon morën pjesë në këtë ceremoni madhështore. Por shumë liderë të tjerë, përfshirë këtu kryeministrin japonez Shinzo Abe nuk morën pjesë në këtë paradë.
Sondazhet, thyhet Cipras, Demokracia e Re kalon në avantazh
Kanë surpizuar sërish grekët me preferencat e tyre elektorale në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 20 shtatorit. Syriza që deri para pak javësh dukej e pathyeshme pas fitores bindëse në referendumin për masat shtrënguese, tashmë në sondazhe renditet parti e dytë me një diferencë shumë të lehtë me Demokracinë e Re. Në sondazhin më të fundit të kryer për llogari të kanalit televiz Mega, Demokracia e Re që tashmë udhëhiqet nga ish-ministri i Brendshëm mbledh 25.%3 për qind të preferencave të grekëve kundrejt 25% për qind të Syrizas.
Pamje shokuese nga tragjedia e emigrantëve sirianë/Foto
Gazetat më të mëdha britanike si "The Indipendet" dhe "Guardian" vendosën të publikojnë të paçensuruara fotografitë e një foshnje të vdekur në brigjet e bregdetit turk me shpresën se mos liderët europianë do të kuptojnë më në fund përmasat e tragjedisë njerëzore me emigrantët sirianë.
Fotot shokuese kanë bërë xhiron e botës dhe kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se po menaxhohet kriza humanitare që erdhi si pasojë e konfliktit në Siri.
Ndërron jetë Aleksandër Stipçeviç
Aleksandër Stipçeviç, ilirologu kroat me orgjinë nga Arbneshi i Zarës (Arbanasi në Zadar), ka ndërruar jetë dy ditë më parë. Stipçeviç lindi më 10 tetor 1930 nga një familje arbëreshe. Ai përfundoi studimet për arkeologji në Zagreb dhe doktori në vitin 1977 me temën: “Simbolizmi religjioz tek ilirët. Ishte lektor i rregullt në universitetin e Zagrebit deri më 1997 kur u tërhoq. Ka dhënë leksione edhe në universitetin e Prishtinës në vitet ’70-73. Sipçevic ishte edhe bibliograf i njohur. Vepra “Ilirët” e vitit 1974 konsiderohet vepra kryesore e tij.