Blloku Bota

Pas 19 vitesh në Riad kapet truri i një atentati anti-amerikan

Postuar në 26 Gusht, 2015 14:32

E përditshmja Asharq al-Awsat, të cilës i referohet AFP, njoftoi sot se pas një ndjekjeje prej 19 vjetësh, shërbimet saudite të sigurisë kanë arritur të kapin një saudit, akuzuar si truri i një atentati ku mbetën të vrarë 19 ushtarë amerikanë. Ahmed Ibrahim al-Mugassil është akuzuar për planifikimin, në bashkëpunim, të atentatit me një kamion cisternë të mbushur kryer më 25 qershor 1996 në Khobar, ku si pasojë mbetën të vrarë 19 ushtarë të ushtria amerikane dhe u plagosën 372 të tjerë, sipas kësaj gazete.

Pas përgjimeve të publikuara nga “WikiLeaks”, Obama i kërkon ndjesë kryeministrin japonez, Shinzo Abe

Postuar në 26 Gusht, 2015 09:07

Sipas Agjensisë së lajmeve AFP, një zëdhënës i qeverisë japoneze njoftoi Presidenti amerikan, Barack Obama i kërkoi zyrtarisht ndjesë Japonisë në vijim të informacioneve të publikuara nga WikiLeaks sipas së cilave Washingtoni ka kryer përgjigjime telefonike ndaj zyrtarëve japonezë. Barack Obama zhvilloi sot në mëngjes një bisedë telefonike me Kryeministrin japonez, Shinzo Abe, saktësoi zëdhënësi i Qeverisë, Yoshihide Suga.

Sulm ndaj romëve në Francë, tre viktima. Autoritetet, ende të paqarta

Postuar në 25 Gusht, 2015 20:50

Në një ngjarje që deri tani është përkufizuar si sulm ndaj një komuniteti romësh në lokalitetin Roye në veri të Francës së paku tre persona janë vrarë e katër janë plagosur rëndë. Sipas autoriteteve franceze, tre të vrarët janë një burrë, një grua, dhe një fëmijë i vogël. Ndërsa, të plagosurit janë autori i incidentit, dy janë xhandarë dhe një fëmijë. Incidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në një zonë ku qëndrojnë njerëz endacakë. Forca të mëdha policore e ushtarake kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht shkaqet e këtij incidenti.

Foto nga shkatërrimi i tempullit të Baalshamin në Palmira, Siri

Postuar në 25 Gusht, 2015 19:48

"Bukë, arsim, liri – Jashtë nuk kuptohet, por Athina e ka parë disa herë Luftën Civile”

Postuar në 25 Gusht, 2015 17:27

Kriza greke ka tanimë vetëm një pasuri: mbitrajtimim e saj në media, në analiza, shkrime e diskutim institucionesh. Ajo është kryelajm prej shumë kohësh. Por shkrimtari grek Petros Markaris e sheh atë nga një optikë tjetër, gërrmon pak më thellë, për ta parë sëmundjen te vetë greku i sotshëm, të cilit “i mungon kultura” e grekut të djeshëm. Është ajo Greqi, që sipas Markarisit, folën poetë të tillë si Kavafis, Seferis apo Elitis.

Franca dhe Gjermania paralajmërojnë politika të reja për imigracionin

Postuar në 25 Gusht, 2015 11:19

Franca dhe Gjermani kanë ndërmend të rishikojnë politikën në rang BE-je për imigracionin. Presidenti Holande dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë diskutuar në takimin e Berlinit për atë që e kanë quajtur situatë të jashtëzakonshme. “Ka momente në historinë evropiane, ku ndodhemi para situatave të jashtëzakonshme. Sot kemi një situatë të tillë të jashtëzakonshme, e cila do të zgjasë për aq kohë sa nuk janë zgjidhur krizat. Evropanuk mund të presë dhe të përpiqet çdo ditë të përshtatet me situatën. Duhet të organizohemi dhe ta rakordojmë politikën tonë", tha Holande.

Eksperti Epstein: Google mund të vendosë fituesin e zgjedhjeve presidenciale 2016 në SHBA. Ja sesi

Postuar në 24 Gusht, 2015 15:20

I njohur për skepticizmin e tij ndaj rrjeteve gjigande të komunikimit, psikologu Robert Epstein, nga Instituti Amerikan për Kërkime dhe Teknologji, thotë se Google mund të manipulojë zgjedhjet presidenciale 2016 në SHBA. Kështu, motori më i përdorur i kërkimit në të gjithë botën është shumë i fuqishëm dhe zgjedhjet kombëtare janë aq të tendosura, saqë edhe një algoritëm i fshehtë i “Google” do të trondiste presidencialet 2016 në Amerikë.

Presidenti i KE-së, Juncker: “As mbyllja me mure, as hapja nuk janë zgjidhje për imigracionin”

Postuar në 24 Gusht, 2015 14:41

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Junkcer, ka deklaruar sot se asnjë shtet nuk mund të përballë çështjen e emigracionit i vetëm. Ndaj për këtë nevojitet një përgjigje në shkallë europiane dhe ajo duhet përpunuar tani. Junkcer thotë se nuk përbëjnë zgjidhje as mbyllja me mure dhe kordone, as edhe hapja e plotë. Dilema të tilla vijnë në një moment kur edhe BE-ja po përjeton një krizë të vetën.

"Po dëshmojmë fundin e dominimit të Perëndimit”

Postuar në 24 Gusht, 2015 12:57

Rusia duket se e sheh kohën e tanishme, të dominuar nga konflikte të ngrira, apk edhe të kufizuara, si kohë historike me rëndësi të jashtëzakonshme. Gjatë një fjale të mbajtur në Terra Scientia International Youth Forum, Sergei Lavrov, u shpreh se bota sot po dëshmon fundin e dominimit të Perëndimit. “Ne po dëshmojmë fundin e një epoke shumë të gjatë, fundin e erës së dominimit Perëndimi. Dominim ekonomik, financiar, politik”, tha Lavrov. Sipas tij, qendra të reja pushteti kanë lindur në Azi dhe Paqësor dhe një botë policentrike ka nisur të funksionojë sado që edhe kjo do të dojë kohë.

Britani, avioni luftarak bie mbi autostradë gjatë një shfaqjeje ajrore, të paktën 11 viktima

Postuar në 24 Gusht, 2015 11:52

Shfaqja ajrore e Shoreham-it në Sussex të Britanisë së Madhe ku një avion ram bi një autostradë me trafik, ka shtuar numrin e viktimave. 11 persona dyshohet se kanë humbur jetën kur aeroplani u rrëzua në rrugën plotë me makina, raportojnë mediat britanike. Sipas policisë, ende nuk kanë mundur të identifikohen emrat e të vdekurve, ndërkohë që paralajmërohet se numri i viktimave pritet të rritet, duke kaluar ndoshta shifrën 20. Ajo që po e bën më të vështirë identifikimin e numrit të viktimave është edhe terreni i gjerë ku është përfshirë aksidenti.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota