Franca dhe Gjermania paralajmërojnë politika të reja për imigracionin

Postuar në 25 Gusht, 2015 11:19

Franca dhe Gjermani kanë ndërmend të rishikojnë politikën në rang BE-je për imigracionin. Presidenti Holande dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë diskutuar në takimin e Berlinit për atë që e kanë quajtur situatë të jashtëzakonshme. “Ka momente në historinë evropiane, ku ndodhemi para situatave të jashtëzakonshme. Sot kemi një situatë të tillë të jashtëzakonshme, e cila do të zgjasë për aq kohë sa nuk janë zgjidhur krizat. Evropanuk mund të presë dhe të përpiqet çdo ditë të përshtatet me situatën. Duhet të organizohemi dhe ta rakordojmë politikën tonë", tha Holande. “Deutsche Welle” shkruan se ndërhyrja duhet bërë sa më shpejt dhe se për realizimin e saj, “boshti gjermano-francez do të krijojë presionin e nevojshëm”. “Dhe nuk janë vetëm pamjet e refugjatëve që kërkojnë rrugën për në Evropën Qendrore dhe Veriore përmes Mesdheut dhe vendeve të tjera, që i kanë alarmuar Angela Merkel dhe François Hollande. Është edhe frika për pasojat e eksceseve të tjera ekstremiste të djathta si ato në Heidenau të Saksonisë”, vijon agjencia në fjalë. “Atmosfera agresive dhe e drejtuar kundër të huajve nuk mund të pranohet në asnjë mënyrë. Është e neveritshme si përpiqen ekstremistët e djathtë dhe neonazistët të shpërndajnë mesazhe të urrejtjes. Por është po kaq për të ardhur turp se si qytetarë dhe qytetare, madje familje me fëmijë, i mbështesin ato duke marshuar së bashku me ta”, tha Merkel.
Si masa të shpejta parashikohet ngritja e qendrave të regjistrimit të regugjatëve në Greqi dhe Itali. "Kjo duhet të ndodhë shpejt, ne nuk mund të pranojmë zvarritje", tha Angela Merkel.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.