Blloku Bota
Papa Françesku hedh një hap tjetër revolucionar për Kishën: Falje e mëkatit të abortit për këtë vit jubile
Një tjetër lëvizje historike ka bërë Papa Françesku I, kur ka deklaruar se priftërinjtë katolikë do të lejohen të falin gratë që kanë kryer aborte dhe gjithashtu mjekët që kanë ndihmuar në proces. Kjo falje e një mëkati kaq të rëndë që për Kishën Katolike ndëshkohet me shkishërim, për besimtarët është e përkohshme në prag të Vitit Jubile, që zgjat nga 8 dhjetori deri më 26 nëntor të vitit të ardhshëm. Viti Jubile Zakonisht mbahet çdo 25 vjet, veçse në rastin kur një papë shpall një vit të jashtëzakonshëm për të tërhequr vëmendjen për një çështje të caktuar
Reagimi i çuditshëm qetësues i qeverisë së Kosovës: Jo, s’kemi frikë nga VV, gardhin metalik e vumë për ISIS-in?!
Një qetësim të çuditshëm i ka bërë qeveria kosovare opinionit publik, pas marrjes së masave duke shtuar rrethimin metalik në ndërtesën e saj. Pas qarkullimit të lajmit se këto masa ekstra janë marrë nga frika e ndonjë aksioni të dhunshëm të lëvizjes Vetëvendosje, në një sqarim të Qeverisë së Kosovës thuhet se masat e ndërmarra kanë të bëjnë me rekomandimet që kanë të bëjnë me gjendjen e sigurisë në rajon e jo me zhvillimet e fundit Brenda forcave politike. Pra, Qeveria lë të kuptohet se gjithçka ka të bëjë me kërcënimet e ndonjë sulmi terrorist nga ISIS e jo me përplasjet me VV-në.
Beirut, protesta kundër qeverisë me moton: "Ti qelbesh erë"
Situata mjedisore në Beirut të Libanit, ka çuar në protestën e mijëra qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Mjesisit. Arsye është përhapja e mbeturinave në qytet, aq sa është krijuar edhe lëvizja “Ti qelbesh erë”. Protestat kundër ministrit Mohammad Machnouk nisën më 22 gusht, por ato lidhen edhe me korrupsionin.
Sfidë për Europën, sfidë edhe për Gjermaninë
Komisioni Europian, liderët europianë po bëjnë thirrje së fundmi për solidaritet në zgjidhjen e krizës së imigracionit, ndër më të mëdhatë në kontinent. Në lindje pi ndërtohen ure dhe trajtimi i imigrantëve është shumë larg standardit, por duket se BE-ja dhe Gjermania sidomos e kanë kthyer atë në një provë ku vlerat e trumbetuara të Europës,mose do të rikonfirmohen, ose e ardhmja është e zymtë. “Angela Merkel madje heq dorë për ta shpërndarë problemin në Evropë. Sigurisht edhe ajo është për një zgjidhje evropiane.
Granada shpërthen gjatë protestës në Kiev(video)
Një polic vdiq dhe mbi dhjetë trupa të Gardës u plagosën nga shpërthimi i një granate, gjatë një proteste jashtë Parlamentit ukrainas në Kiev. Granada siç shihet është hedhur nga protestuesit.
Parlamenti ukrainas voton mes kaosit për statusin autonom të rajoneve lindore
Këtë të hënë Parlamenti i Ukrainës ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese për një status special rajoneve lindore të dominuara nga prorusët. Por përçarjet në kampin properëndimor dhe protestat e dhunshme nëpër rrugë treguan se këto ndryshime do të përballen me një rrugë tepër të vështirë përpara sesa të kthehen në ligj.
Mishi i gjedhëve me AIDS, një tjetër lajm i rremë që xhiron lirshëm web-in
Një lajm i ditëve të fundit mbi më shumë se 650 persona që janë infektuar me AIDS me anë të mishit të gjedhit, po bën xhiron e rrjetit. Lajmi i qarkulluar nga siti italian altervista.org dhe i përkthyer edhe në shqip, flet për aksionet e ushtruara në Torino, Roma, Verona, Potenza, Brindizi dhe Palermo, në supermerkatet e të cilave është tregtuar mish i infektuar me AIDS. Origjina e mishit ishte nga Montpelieja e Francës dhe janë sekuestruar mbi 40 milionë euro mall.
Këshilltari i ish-kancelarit Schroeder: Administrata Bush mendoi edhe goditjen bërthamore ndaj Afganistanit, pas 11 shtatorit
Administrata amerikane e Bushit ka patur në plan rezervë edhe një goditje bërthamore ndaj Afganistanit pas sulmeve të 11 shtatorit. Këtë e zbulon ish-këshilltari, i ish-kancelarit Schroeder, Michael Steiner, në një intervistë për gjermanen “Spiegel”, që citohet nga agjencia ruse “Sputnik”. “Administrata Bush mendoi të gjitha mundësitë, përfshirë përdorimim e armëve bërthamore në Afganistan, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të 11 shtatorit. Schroeder kishte frikë se presidenti amerikan do të reagonte në mënyrë joproporcionale në shokun e parë pas goditjes”, thotë Steiner.
Holanda ashpërson masat kundër azilit. Ndërpritet strehimi dhe ushqimi për ata që nuk duan të ikin
Është folur shumë vetëm për Gjermaninë, por së fundmi edhe Holanda, parashikon ashpërsimin e masave kundër azilkërkimit. Në planin e qeverisë është menduar edhe heqja e ushqimit apo shtretërve për ata që nuk klasifikohen si refugjatë dhe kjo do të ndodhë brenda disa javësh. “Reuters” shkruan se nismën për këtë plan e ka marrë kryeministri, Mark Rutte, që ka ndërmend të mbyllë 30 qendra rajonale të strehimit të azilkërkuesve duke nisur nga muaji nëntor. Kushtet elementare të jetës do të ofrohen në gjashtë qendra kokbëtare, por për ata njërëz që pranojnë të largohen. Të tjerët do të dëbohen.