Blloku Bota
Rusia nis ndërtimin e instalimeve ushtarake në Siri
Kremlini nuk ka qëndruar vetëm te fjalët, por ka nisur të veprojë në Siri. Prej disa ditësh në media qarkullojnë informacione për lëvizje ushtarake të Rusisë në Siri, por asgjë nuk është konfirmuar. Sot, “Reuters”, citon dy zyrtarë amerikanë, që në kushte anonimati, ka deklaruar se dislokimi i mjeteve dhe trupave ruse në Siri, është fakt. Bëhet fjalë për dy anije që shërbejnë për zbarkimin e tankeve, disa avionë si dhe disa trupa. “Qëllimi i lëvizjeve ushtarake të Rusisë në Siri, mbetet i panjohur”, thanë dy zyrtarët në fjalë.
Pro marrëveshjes me Iranin - protestuesja i ndëpret fjalën ish-zv.presidentit Cheney(video)
Cheney është një nga kundërshtarët më të mëdhenj të marrëveshjes dhe i ka bërë thirrje Kongresit të mos e miratojë atë. Një protestuese e Code Pink, i ndërpret fjalën, por Cheney e kalon momentin me shumë qetësi.
Mafia e emigrantëve, policia evropiane ndjek rrjetet e trafikut
Në Libi, trafikantët mund të nxjerrin rreth 150 mijë dollarë për një anije të mbushur me 150 emigrantë. Për këtë arsye njësi të policisë evropiane që merren me kontrollin e faqeve të medias sociale që promovojnë aktivitet terrorist po zgjerojnë kompetencat për të ndjekur edhe aktivitetin e rrjeteve të trafikut njerëzor. Sipas “Zërit të Amerikës” ata kërkojnë trafikantë që reklamojnë shërbimet e tyre përmes internetit. Forcat e rendit paralajmërojnë se rrjete të trafikut të drogës tani po e braktisin këtë aktivitet duke u përqëndruar tek trafiku me njerëz.
"Në lojë është Europa, jo Greqia. Europa, peng i çarjes franko-gjermane”
Ish-ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis, vijon me përpjekjen për të sqaruar opinionin mbi atë që ndodhi me Greqinë. Përmes një opinioni të publikuar në “New York Times” më 8 shtator, Varoufakis, del me një tezë ideologjike, të cilën e sheh si shkak të krizës së madhe europiane. Krizë e cila konstituohet nga përplasja e madhe franko-gjermane, mbi atë që duhet të jetë Europa.
Mesazh Rusisë, Juncker: “Kufijtë e BE-së janë të paprekshëm”
Rusia perceptohet kryesisht si kërcënim për Europën. Situata në Ukrainë vijon të mbajë në tension raportet BE-Rusi, teksa sot Presidentimi Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian në Strasburg, ka bërë të qartë se “kufijtë e BE-së janë të paprekshëm”. “Siguria dhe kufijtë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë të paprekshme dhe dua që Moska ta kuptojë qartë. Shtetet Baltike duhet ta dijnë se solidariteti nuk është një fjalë boshe. Ne jemi aty sot dhe do të jemi aty kur të jetë e nevojshme”, shtoi ai.
Të pranohen apo jo refugjatët? Kisha thotë “po”, por nuk mungojnë edhe paralajmërimet për largim të besimtarëve
Çfarë duhet të bëjë Europa me imigrantët e shumtë që po dynden në portat e saj? Përgjigja po vihet në raport me identitetin kristian të Europës, që sadoqë kundërshtohet, shfaqet në raste krizash. Mirëpo mesazhi i Papa Françesco se Kisha duhet të hapë dyert për refugjatët, po vë në lëvizje diçka. Në një bisedë me Deutsche Welle, kryetari i Konferencës së Ipeshkve Gjermanë, Kardinal Reinhard Marx, e rikonfirmon këtë, madje e sheh si kristiane ndihmën që duhet dhënë.
Ushtria siriane i rimerr ISIS-it një fushë të rëndësishme naftëmbajtëse
Agjensia e lajmeve AFP raporton se trupat e regjimit sirian u kanë rimarrë xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik një pjesë të një fushe të rëndësishme naftëmbajtëse në provincën qendrore të Homsit, theksoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH). Shteti Islamik pushtoi të dielën sektorë të gjerë të fushës naftëmbajtëse Jazal, që ndodhet 20 kilometra në veri perëndim të Palmirës dhe një prej të fundit në duart e regjimit duke shkaktuar një ndërprerje të prodhimit.
Austria “kthen” orën diplomatike mbrapa: Në luftën kundër ISIS, duhet të përfshihen edhe Asadi, Irani dhe Rusia
Skenari Sadam – Gadaf nuk funksionon më. Prova gjenerale në Siri, me synim likujdimin e presidentit në fuqi, Bashar al Asad dhe mandej hapjen e kapitullit të njohur të “demokratizimit”, ka ngecur keq. Madje aq keq, saqë Perëndimi sot priret të kërkojë ndihmën e Asadit për të luftuar Shtetin Islamik. Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, deklarpi gjatë një vizite në Iran, se në luftën kundër ISIS, Perëndimi duhet të angazhojë Asadin, Iranin dhe Rusinë. “Ne kemi nevojë për një qasje të përbashkët pragmatike në këtë drejtim duke përfshirë edhe Asadin në luftën kundër ISIS”, tha Kurz.
ISIS “ngec” për shkak të stuhisë së rërës mbi Lindjen e Mesme. Pamjet
Një stuhi e fortë rëre mbi ISIS-in. Kështu mund të quhet pluhuri që ka mbuluar Lindjen e Mesme, duke vendosur në gjendje ngrirje si në jetën e zakonshme, ashtu edhe në luftën e egër në ato zona ku luftohet. Stuhia masive filloi në Irak dhe po mbulon edhe pjesë të Sirisë, Turqisë, Egjiptit, Libanit, Palestinës e deri në ishullin e Qipros. Shumë fluturime janë ndaluar, ndërsa shkollat janë mbyllur në Jordani e Liban.
Pas trenit në Poloni, edhe një inxhinier gjerman pretendon zbulimin e 100 tonëve ar në një fshat të Moskës
Nuk janë vetëm polakët me fat. Mediat raportojnë se një inxhinier gjerman pretendon të ketë gjetur kamionë me sasi ari ngarkuar në një fshat në jug të Moskës. Gazeta gjermane “Bild” raporton se inxhinieri ka shpallur gjetjen pasi përdori radarë për lokalizimin e kamioneve që mendohet se janë të ngarkuar me thesarin e Bankës së Smolenskut, që u boshatis nga forcat sovjetike përpara arritjes së nazistëve. Sipas pretendimeve të inxhinierit, ishin shërbimet sekrete sovjetike ato që u ngarkuan me transportin e arit në kamionë, që u futën më galeritë minerare afër Vyazmës.