Blloku Bota

Trenat me refugjatë mbërrijnë në Gjermani, Austria pret mijëra të tjerë

Postuar në 05 Shtator, 2015 15:26

Njoftimet nga Gjermania dhe Austria thonë se trenat e parë me refugjatë u larguan nga Austria për në Gjermani sot, disa orë pasi ata u morën me autobuzë nga Budapesti për në kufirin austriak. Pas disa ditë vonesash në stacionin Keleti të Budapestit në Hungari, trenat mbërritën më në fund në destinacion. Mijëra imigrantë po hyjnë tani në Austri. Kjo është një arritje për ta pas një jave pasigurie rreth statusit të refugjatëve që kërkojnë azil brenda kufijëve të Bashkimit Evropian.

Franca mund t’i bashkohet ShBA në goditjen e ISIS-it në Siri

Postuar në 05 Shtator, 2015 14:58

Franca mund t’i bashkohet veprimeve ushtarake të ShBA-së në Siri kundër Shtetit Islamik. Gazeta greke “Protothema” i referohet gazetës franceze “Le Monde”, sipas së cilës Presidenti francez, Francoise Holande, do ta njoftojë këtë gjë ditën e hënë.
Objekt i sulmeve franceze do të jenë pozicionet e ISIS në Siri, prej nga ku po prodhohet ndër të tjera edhe tragjedia e refugjatëve. Duket se është ky një nga faktorët që po angazhon perëndimin për të goditur militantët e ISIS, ndonëse me këtë rast çështja e Bashar al Asad po kalon në plan të dytë, pse jo me një marrëveshje të heshtur.

Sebastian Kurz: Kriza e imigracionit, Evropa ”të hapë sytë” për kaosin e krijuar

Postuar në 05 Shtator, 2015 11:22

Ministri i jashtëm austriak i kërkoi sot Bashkimit Evropian ”të hapë sytë” duke theksuar se transportimi me autobusë i mijëra imigrantëve nga Hungaria deri në kufirin austriak tregon se deri në çfarë pike është kaosi në Evropë në këto momente. “Edhe pse, falë Zotit, ky problem u arrit të zgjidhej dje në mbrëmje, duhet të hapim sytë se deri në çfarë pike është kaosi në Evropë në këto momente”, deklaroi ministri Sebastian Kurz pas mbërritjes në një takim të BE-së në Luksemburg. “Shpresoj që kjo t’i zgjojë drejtuesit evropianë sepse kjo nuk mund të vazhdojë më kështu”, shtoi ai.

Mashtrimi fiskal, BE nuk mbledh dot 160 miliardë euro si TVSH

Postuar në 05 Shtator, 2015 08:44

Sipas agjensisw së lajmeve AFP më shumë se 160 miliardë euro të ardhuar në formën e TVSH-së nuk janë marrë në vitin 2013 në Evropë për shkak të mashtrimit fiskal, të optimizimit fiskal, të taksave të papaguara apo të gabimeve statistikore, deklaroi Komisioni Evropian. Shuma e përgjithshmë që duhej mbledhur arrin në 168 miliardë euro në të gjithë Bashkimin Evropian, duke përjashtuar Qipron dhe Kroacnë statistikat e të cilave në këtë fushë janë të paplota.

Kombet e Bashkuara i kërkojnë Evropës të strehojë 200 mijë refugjatë

Postuar në 04 Shtator, 2015 18:38

Antonio Guterres, që është dhe Komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, i kërkoi sot evropianëve të presin rreth 200 mijë refugjatë, duke theksuar se të gjithë anëtarët e BE-së duhet të kenë detyrimin që t’i përgjigjen kësaj krize masive. “Nevojitet një përgjigje e jashtëzakonshme përballë një krize masive”, deklaroi Guterres, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, në krahë të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.

Foto/Vala e refugjatëve. Udhëtim në këmbë nga Hungaria drejt Austrisë

Postuar në 04 Shtator, 2015 17:22

Putin: Herët për të folur rreth një angazhimi ushtarak të Rusisë kundër Shtetit Islamik

Postuar në 04 Shtator, 2015 16:26

Presidenti rus, Vladimir Putin konfirmoi se ishte ende herët për të folur për një angazhim ushtarak të Rusisë në Siri për të luftuar organizatën e Shtetit Islamik. Ndërkohë Uashingtoni paralajmëroi se veprime të tilla, nëse do të konfirmoheshin, do të ishin destabilizuese dhe kundërproduktive.

Propozimi i një miliarderi egjiptian: “Më shisni një ishull ku të strehoj imigrantët”

Postuar në 04 Shtator, 2015 15:25

Perëndimi është në mëdyshje të madhe për valën e imigrantëve që po mbyt Europën. Flitet për identitetin, humanizmin, përgjegjësinë, por edhe kostot. Në këto kushte kur imigracioni është lajmi, ide të reja shfaqen. Një e tillë është ajo e miliarderit egjiptian, Naguib Sawiris, drejtues i Orascom Telecom Media, i cili ka kërkuar nga Greqia dhe Italia, që t’i shesin një ishull, ku të strehohen imigrantët. Sawiris e bën propozimin në Twitter, ku po vetë shton: “Një ide e çmendur? Ndoshta, por të paktën përkohësisht, derisa të kthehen në vendin e tyre”.

Kryeministri i Hungarisë: Fluksi i refugjatëve kërcënon identitetin kristian të Evropës

Postuar në 04 Shtator, 2015 07:49

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e gjykon fluksin e refugjatëve në Evropë, që janë në shumicë myslimanë, si një kërcënim për identitetin kristian të Evropës, në një artikull të publikuar sot, një vizion i hedhur poshtë nga kancelarja gjermane Angela Merkel.  “Nuk duhet haruar se ata që po vijnë… janë përfaqësues të një kulture krejtësisht ndryshe”, thekson Orban në këtë artikull të publikuar në të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” . “Në shumicë, ata nuk janë kristian por myslimanë.

Aylan Kurdi, vogëlushi i tragjedisë siriane

Postuar në 03 Shtator, 2015 18:45

Trupi i pajetë i vogëlushit sirian, Aylan Kurdi, i gjetur në brigjet e Bodrumit të Turqisë, është që tani simboli i një tragjedie që nuk po di të ndalet. Mediat e shumta vendosën publikimin e tri fotove shokuese me qëllim ndërgjegjësimin e politikës dhe për të nxitur një vendimmarrje që t’i thotë ndal kësaj fatkeqësie që po e gjen thuajse të vetmuar popullin sirian. Në shumë rrjete sociale, pamja e vogëlushit Kurdi ka nxitur një seri punimesh që janë shpërndarë si shenjë keqardhjeje, por edhe si një formë reagimi. Disa prej tyre marrë nga “Daily Mail”:

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota