Mashtrimi fiskal, BE nuk mbledh dot 160 miliardë euro si TVSH
Sipas agjensisw së lajmeve AFP më shumë se 160 miliardë euro të ardhuar në formën e TVSH-së nuk janë marrë në vitin 2013 në Evropë për shkak të mashtrimit fiskal, të optimizimit fiskal, të taksave të papaguara apo të gabimeve statistikore, deklaroi Komisioni Evropian. Shuma e përgjithshmë që duhej mbledhur arrin në 168 miliardë euro në të gjithë Bashkimin Evropian, duke përjashtuar Qipron dhe Kroacnë statistikat e të cilave në këtë fushë janë të paplota. Shumat më të konsiderueshme prekin ekonomitë më të mëdha evropiane, si Italinë (47,5 miliardë euro), Gjermaninë (24,8 miliardë euro) dhe Francën (14 miliardë euro). “Ky studim hedh dritë sërisht mbi nevojën për të reformuar më në thellësi sistemet e perceptimit të TVSH-së brenda BE-së”, theksoi Pierre Moscovici, komisioneri evropian i ngarkuar me Fiskalitetin, duke ftuar vendet anëtare të marrin masat e nevojshme për të luftuar kundër evazionit dhe vjedhjes fiskale.
Add new comment