Putin: Herët për të folur rreth një angazhimi ushtarak të Rusisë kundër Shtetit Islamik
Presidenti rus, Vladimir Putin konfirmoi se ishte ende herët për të folur për një angazhim ushtarak të Rusisë në Siri për të luftuar organizatën e Shtetit Islamik. Ndërkohë Uashingtoni paralajmëroi se veprime të tilla, nëse do të konfirmoheshin, do të ishin destabilizuese dhe kundërproduktive.
Por sipas agjencisë ruse e lajmeve ”Ria Novosti, i pyetur për një angazhim të mundshëm ushtarak të Rusisë kundër Shtetit Islamik, Putin u përgjigj: ”Ne ndajmë vizione të ndryshme, por ajo për të cilën ju flisni nuk është në program. Është e parakohshme të themi që ne jemi të gatshëm të shkojmë atje, menjëherë”, Ai tha gjithashtu se Rusia shiste që prej shumë kohësh armë për regjimin e presidentit, Bashar al-Assad. “Ne furnizojmë tashmë Sirinë me një ndihmë mjaft serioze përsa i përket pajisjeve ushtarake, trajnimit të trupave që ne armatosim”, shtoi ai, cituar nga agjencia ruse e lajmeve ”Ria Novosti”. Presidenti rus nuk dha detaje për nivelin apo kushtet e këtij trajnimi ushtarak.
Add new comment