Sfidë për Europën, sfidë edhe për Gjermaninë
Komisioni Europian, liderët europianë po bëjnë thirrje së fundmi për solidaritet në zgjidhjen e krizës së imigracionit, ndër më të mëdhatë në kontinent. Në lindje pi ndërtohen ure dhe trajtimi i imigrantëve është shumë larg standardit, por duket se BE-ja dhe Gjermania sidomos e kanë kthyer atë në një provë ku vlerat e trumbetuara të Europës,mose do të rikonfirmohen, ose e ardhmja është e zymtë. “Angela Merkel madje heq dorë për ta shpërndarë problemin në Evropë. Sigurisht edhe ajo është për një zgjidhje evropiane. Vlerat themelore të Evropës janë në rrezik, universaliteti i të drejtave civile, nëse evropianët nuk e përballojnë këtë sfidë. Por në Evropë bën pjesë edhe Gjermania. Nuk ka hapësirë për interpretim, kur kancelarja thotë: Gjermania është e fuqishme, ne mund ta bëjmë këtë. Ne i bëmë ballë krizës bankare, kemi vënë nën kontroll krizën në Greqi dhe ia kemi dalë mbanë largimin nga energjia bërthamore - kur është fjala për forcë, kancelarja është gati, është mesazhi i saj”, shkruan në Deutsche Welle, Engel Dagmar. Imigracioni po sfidon nga brenda Gjermaninë, një vend, e shkuara e të cilit ka disa anë të errëta, të cilat bota nuk mund të lejojë që të rigjallërohen. E mesa duket edhe në Gjermani e ndjejnë këtë gjë, teksa Dagmar shton se nëse mesazhi i Angela Merkel, kancelares, në konferencën për shtyp me gazetarët, do të ishte dhënë më herët, ndoshta skenat e sulmeve mbi qendrat e azilit domtë ishin shmangur. Ky është një sinjal që Europa të zgjohet e të marrë përgjegjësi, pasi imigracionio rezulton të jetë lënda e parë për partitë e ekstremit të djathtë, që do të shqelmonin çdo arritje të deritanishme.
Add new comment