Reagimi i çuditshëm qetësues i qeverisë së Kosovës: Jo, s’kemi frikë nga VV, gardhin metalik e vumë për ISIS-in?!
Një qetësim të çuditshëm i ka bërë qeveria kosovare opinionit publik, pas marrjes së masave duke shtuar rrethimin metalik në ndërtesën e saj. Pas qarkullimit të lajmit se këto masa ekstra janë marrë nga frika e ndonjë aksioni të dhunshëm të lëvizjes Vetëvendosje, në një sqarim të Qeverisë së Kosovës thuhet se masat e ndërmarra kanë të bëjnë me rekomandimet që kanë të bëjnë me gjendjen e sigurisë në rajon e jo me zhvillimet e fundit Brenda forcave politike. Pra, Qeveria lë të kuptohet se gjithçka ka të bëjë me kërcënimet e ndonjë sulmi terrorist nga ISIS e jo me përplasjet me VV-në. Megjithatë, në fund të njoftimit zyrtar “Qeveria e Republikës së Kosovës siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se institucionet e sigurisë janë në nivel të detyrës dhe nuk ka arsye për shqetësim lidhur me gjendjen e sigurisë në vend”.
Add new comment