Britani, avioni luftarak bie mbi autostradë gjatë një shfaqjeje ajrore, të paktën 11 viktima
Shfaqja ajrore e Shoreham-it në Sussex të Britanisë së Madhe ku një avion ram bi një autostradë me trafik, ka shtuar numrin e viktimave. 11 persona dyshohet se kanë humbur jetën kur aeroplani u rrëzua në rrugën plotë me makina, raportojnë mediat britanike. Sipas policisë, ende nuk kanë mundur të identifikohen emrat e të vdekurve, ndërkohë që paralajmërohet se numri i viktimave pritet të rritet, duke kaluar ndoshta shifrën 20. Ajo që po e bën më të vështirë identifikimin e numrit të viktimave është edhe terreni i gjerë ku është përfshirë aksidenti.
Raportohet se në mesin e viktimave janë edhe dy futbollistë të Worthing United dhe një trajner. Ngjarja ndodhi kur një avion i vjetër luftarak Haëker Hunter humbi kontrollin. Kushtet e sigurisë së kësaj shfaqjeje ajrore të përvitshme kanë qenë çështje debati mes autoriteteve të organizatorëve.
Add new comment