Blloku Bota
Një parti e re paneuropiane
“Ne duam të forcojmë demokracinë dhe të parandalojmë shpërbërjen e BE-së”. Me këtë mesazh ka dalë para elektoratit ish-ministri grek i Financave Yanis Varoufakis, pasi njoftoi krijimin e një partie të re politike pan-Europiane. Ai ka shpalosur qëllimet e partisë së quajtur Lëvizja e Demokracisë në Evropës 2025.
Michael Bloomberg, një kandidat i mundshëm surprizë për Shtëpinë e Bardhë
Fitoret e Donald Trump-it dhe Bernie Sanders-it në primaret e New Hampshire-it (i pari në garën e Partisë Republikane dhe tjetri në garën e Partisë Demokrate), as që mund të mendoheshin kur filloi fushata e kandidatëve për presidencën amerikane. Por përkundrejt çdo pritshmërie, kripto-fashisti Trump fitoi primaren e parë republikane dhe kripto-marksisti Sanders atë demokrate. Pas këtyre fitoreve, probabiliteti që këta kandidatë të ekstremeve të përballen me njëri-tjetrin në nëntor, për të fituar të drejtën për të qeverisur Amerikën, nuk është më i vogël.
14 të arrestuar në Suedi për huliganizëm ndaj emigrantëve
Policia suedeze arrestoi të martën 14 persona të dyshuar se po planifikonin sulme ndaj një qendre azilkërkuesish rreth 60 km në jug të Stokolmit. Autoritetet njoftuan se ndalimi i këtyre personave u bë pasi në automjetet e tyre u gjetën sende të forta si sëpata, thika apo shufra hekuri. Në një intervistë për AFP, zëdhënësi i policisë suedeze tha nga dokumentat e identifikimit që iu gjetën të arrestuarve, rezultoi se ata ishin shtetas të huaj, një pjesë e tyre me kombësi polake.
Luftë dollarit/Rusia propozon pagesa në monedha kombëtare me Kinën dhe Iranin
Pas Iranit që deklaroi se do të pranojë pagesa vetëm në euro për shitjen e naftës së vet, një tjetër veprim i ngjashëm pasohet nga Rusia. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan se Presidenti i vendit, Vladimir Putrin, ka deklaruar nevojën e përdorimit të monedhave kombëtare në pagesat bilaterale me Iranin dhe me Kinën.
Propozohet forcë ushtarake europiane për të ruajtur kufijtë e Greqisë
Greqia po përballet me një qëndrim të ashpër nga ana e partnerëve lidhur me çështjen e refugjatëve. Disa prej shteteve anëtare të BE po insistojnë se duhen gjetur mënyra për tjera për të kufizuar flukset e refugjatëve që mbërrijnë në vendet e tyre.
Përherë e më tepër po shtohen skenaret, sipas të cilave vendet e BE do të bashkëpunojnë më shumë me Maqedoninë dhe Serbinë se sa me Greqinë.
Matteo Renzi propozon votim në popull për Presidentin e Komisionit Europian
"Nuk durohen këta teknokratët, të cilët nuk e dinë se çfarë do të thotë marrëdhënie me qytetarët". Kryeministri italian, Matteo Renzi deklaroi se Partia Demokratike italiane e qendrës së majtë do të propozojë një votim të hapur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet për pasardhësin e Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.
Korea e Veriut kalon në veprim. Kryen lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi
Mediat ndërkombëtare njoftojnë se Korea e Veriu ka lëshuar sot një raketë me rreze të gjatë veprimi, e cila zyrtarisht është deklaruar se bëhet për të hedhur një satelit në orbitë. Japonia dhe Korea e Jugut kanë shprehur shqetësimin përmes autoriteteve më të larta të tyre institucionale, duke vlerësuar se lëshimi në fakt është një testim për lëshimin e raketave balisitike. Zyra e kryeministrit japonez përcolli një mesazh përmes “Twitter” ku deklaronte se trajektorja e “satelitit” shkon drejt rajonit të Okinavas.
“Football Leaks” publikon kontratat e futbollistëve më të njohur. Manovra të dyshimta nga agjentët: “Janë mbi 500 gigabyte dokumentacion”
Një skandal me përmasa shumë të mëdha qëndron në horizont për futbollin europian. Një platformë, “Football Leaks”, e cila menaxhohet nga persona të panjohur, po publikon dokumente konfidenciale të kontratave dhe transfertave të futbollistëve, të cilat zbulojnë se shumat e publikuara nuk janë të vërteta. Platforma ka shpërndarë dokumentet online, duke ia dërguar edhe adresave të redaksive të ndryshme, në një mënyrë që të kujton “WikiLeaks”.
Tërmet 6.4 ballë në Taivan, të paktën 12 viktima (Video)
Të paktën 12 persona kanë mbetur të vdekur nga një tërmet 6.4 ballë që goditi gjatë natës Taivanin. Bilanci është ende paraprak por të plagosurit llogariten në 378 persona. Nga lëkundjet e fuqishme u rrëzuan tre ndërtesa në qytetin Tainan, ndërsa në mes të viktimave është edhe një vajzë e vogël.
Kërkimet e ekipeve të shpëtimit janë përqëndruar në rrënojat e një pallati shumëkatësh banimi, ku mendohet se ka persona të bllokuar. Sipas autoriteteve lokale në këtë ndërtesë mësohet se banonin rreth 200 persona.