“Football Leaks” publikon kontratat e futbollistëve më të njohur. Manovra të dyshimta nga agjentët: “Janë mbi 500 gigabyte dokumentacion”
Një skandal me përmasa shumë të mëdha qëndron në horizont për futbollin europian. Një platformë, “Football Leaks”, e cila menaxhohet nga persona të panjohur, po publikon dokumente konfidenciale të kontratave dhe transfertave të futbollistëve, të cilat zbulojnë se shumat e publikuara nuk janë të vërteta. Platforma ka shpërndarë dokumentet online, duke ia dërguar edhe adresave të redaksive të ndryshme, në një mënyrë që të kujton “WikiLeaks”. Në shkrim të vetin, revista gjermane “Der Spiegel” shkruan se redaksia e saj në Hamburg mori 60 dokumente, të cilat “lanë natyrë eksplozive” siç shkruan ajo. Shembujt janë domethënës: rasti i Gareth Bale, p.sh. dy javë më parë platforma publikoi marrëveshjen e dy vite e gjysmë më parë mes Real Madridit me Tottenham Hotspur. Për transferimin e Bale u paguan €100,759,418. Shuma e deklaruar ishte €91.6 milionë. Arsyeja edhe më interesante se ajo që mund të imagjinohet: Dëshira për të mos lënduar sedrën e Ronaldos që u transferua nga Manchester United te Reali për shifrën mizerabël prej 94 milionë eurosh në vitin e lashtë 2009.
Çudi ka krijuar burimi i dokumenteve që sipas John, personi i kontaktit me “Spiegel”, “janë të shumta”. Rast tjetër për t’u shënuar: Toni Kroos.
Në dritë dali n edhe veprimet e dyshimta të agjentëve so holandezit Martijn Odems, i cili negocioi për argjentinasin Carrizo dhe lëvizjen e tij nga Lazio tek Inter. Agjenti e kaloi komisionin e vet te një kompani të regjistruar në Panama. Marrëveshja ishte shumë konfidenciale. “As Interi nuk u lejua që të dinte diçka rreth saj. Klubi transferoi 300 mijë euro te Orel B. V, në tre këste menjëherë sapo Carrizo u transferua. Kjo u konfirmua për “Spiegel” nga përfaqësues të Interit. Kompania në Panama, me të cilën Odems kishte një marrëveshje sekrete, dërgoi tre transferta në shumën totale të 277 500 eurove te Orel B.V për lëvizjen e Carrizos, të shpërndara dy llogari bankare në Vjenë dhe në Londër – një lëvizje që ngre dyshime për evazion të mundshëm fiskal”, shkruan “Spiegel”.
Anonimiteti mbetet për “Football Lekas” e vetmja rrugë, pasi faqja është vënë në presion të madh dhe është virusuar tre herë. Presione të mëdha ka edhe nga autoritetet që janë vënë në lëvizje pasi një industri e tërë është vënë nën pikëpyetje. John i FL-së shkruan se disponon mbi 500 gigabytes dokumentacion, një vullkan i vërtetë. Edhe për hakerimin e faqes gishti vihet mbi “Doyen Sports Group”, një agjenci të drejtash transmetimi , e cila sipas FL-së, mendohet se ka punësuar edhe detektivë privatë. Një skandal që ka depërtuar deri në media si “Spiegel” e që me gjasë do të trondisë nga themelet futbollin.
http://www.spiegel.de/international/world/football-leaks-offers-new-cont...
Add new comment