Blloku Bota
Meksikë, Papën e lënë nervat me turmën që shtyn
Prokuroria ndal hovin e Sarkos, në hetim për financime të paligjshme
Ish-presidenti francez, Nikola Sarkozy po i nënshtrohet zyrtarisht një hetimi për financime të paligjshme të fushatës së tij elektorale në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012. Sarkozy u paraqit në zyrën e Prokurorit të Krimit Ekonomik të Parisit mëngjesine së martës për të dhënë një dëshmi "maratonë" lidhur me akuzat. Në përfundim zyra e Prokurorit njoftoi ish-presidentin francez se është zyrtarisht nën hetim për financim të paligjshëm të fushatës elektorale, shpenzimet e së cilës tejkaluan kuotën që përcakton ligji.
Donald Tusk: Dalja e Greqisë nga Shengeni nuk është zgjidhje
Presidenti i këshillit Europian, Donald Tusk, ka deklaruar nga Athina se një dalje e mundshme e Greqisë nga zona Shengen, nuk e zgjidh problemin e refugjatëve.“Duhet të përmirësojmë ruajtjen e kufijve të jashtëm të BE-së, kryesisht në Greqi. Nevojitet më tepër mbështetje dhe më shumë përpjekje nga ana e Greqisë”, deklaroi Tusk në një konferencë për shtyp me kryeministrin grek Aleksis Tsipras, pas takimit që zhvilluan të martën në Athinë.
Bosnje-Hercegovina troket në derën e BE-së
Bosnja-Hercegovina paraqiti kërkesën zyrtare për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, megjithëse Brukseli thotë se Sarajeva nuk ka përmbushur të gjithë kushtet.
Siria thirrje OKB-së të marrë masa kundër Turqisë
Siria dënoi sulmet ushtarake të Turqisë kundër luftëtarëve kurdë në veri të vendit, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit. Damasku i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të marrë masa të menjehershme. E djela ishte dita e dytë e bombardimeve me artileri e ushtrisë turke kundër forcave kurde, që po avancojnë në pronvincën e Alepit. Ankaraja e konsideron milicinë kurde si një degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit që prej dekadësh kërkon autonominë nga Turqia ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjerë e mbështesin milicinë në luftën e saj kundër Shtetit Islamik.
Edhe Irani i gatshëm të angazhohet për mbrojtjen ajrore të Sirisë. Të gjithë kundër ISIS?
Konflikti sirian është duke u shndërruar në një konflikt ku prakitkisht janë përfshirë disa fuqi. Pas deklarimeve se Arabia Saudite do të dërgojë forcat ajrore në Siri dhe lajmeve se Turqia bombardoi dje forcat siriane, një tjetër shtet po përgatitet të vendosë prezencën ushtarake në këtë vend. “Press Tv”, televizion shtetëror iranian, citon gjeneralin Farzad Esmaili, komandant i bazës së Khatam al-Anbiya, i cili gjatë një interviste të dhënë për agjencinë “Tasnim”, ka deklarua se “Nëse Damasku e kërkon ne do të mbrojmë hapësirën ajrore të Sirisë”.
Serbia: Reduktimi i personelit të KFOR, me pasoja për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë
Mund të duket disi e papritur por Serbia kërkon që numri i trupave të KFOR-it, misioni i NATO-s në Kosovë, të mos reduktohet në personel. Sipas shefit të Shtabit të ushtrisë serbe, gjeneral Ljubisa Dikovic, një masë e këtillë, do të kishte implikime në sigurinë e shtetit kosovar. Qëndrime të tilla. Dikovic i shprehur gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, gjeneral Guglielmo Luigi Miglietta, të enjten datë 11 shkurt.
Sindroma “Nexhmije” “kap” edhe Europën. Gjyq publik ndaj “Corriere della Sera” për intervistën me Putin
Disa ditë më parë gazeta italiane “Corriere della Sera” i mori një intervistë presidentit rus, Vladimir Putin.
Siguria kibernetike, thembra e Akilit për SHBA. Nga avantazh strategjik, interneti dhe teknologjia po kthehen në sfidë themelore
Siguria kibernetike konsiderohet së fundmi si thembra e Akilit për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Administra Obama e ka ngritur këtë shqetësim në nivelin më të lartë dhe Presidenti amerikan deklaroi para pak ditësh se “siguria e Amerikës do të thotë edhe të përmirësosh sigurinë online”. Në një shkrim të revistës “Foreign Policy”, shkruhet se ai që deri më dje konsiderohej si avntazh strategjik, sot po kthehet në kërcënimin kryesor. Interneti me të gjitha shërbimet që derivojnë prej tij, e kanë kthyer SHBA-në në qendër sulmesh globale, të cilat sa vijnë e sofistikohen.
Shengeni pranë pezullimit 2-vjeçar
Bashkimi Europian është i gatshëm të pezullojë marrëveshjen Shengen dhe të lejojë kryerjen e kontrolleve kufitare brenda hapësirës së qarkullimit të lirë. Brukseli do ta argumentojë këtë masë me krizën e refugjatëve dhe problemet në kontrollin e kuifirit nga ana e autoriteteve greke.
Kështu ka bërë të ditur agjencia Associated Press, që thotë se ka parë dokumentet sekrete të ofruara nga një zyrtar i BE-së. Për shkak të karakterit konfidencial të dokumenteve, zyrtari ka kërkuar që të mbetet anonim, thekson agjencia.