Bosnje-Hercegovina troket në derën e BE-së
Bosnja-Hercegovina paraqiti kërkesën zyrtare për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, megjithëse Brukseli thotë se Sarajeva nuk ka përmbushur të gjithë kushtet. Gjatë ceremonisë që u zhvillua në Bruksel, ku ishte i pranishëm Kreu i Presidencën së Bosnjës, Dragan Covic, Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian tha se “28 anëtarët do të analizojnë kërkesën duke e cilësuar këtë “një lajm të mirë për bllokun”. Në deklaratën e përbashkët shefja e diplomacisë Federika Mogerini dhe komisioneri për zgjerimin, Johanes Han thanë se “ndërsa disa forca politike kanë vënë në pikëpyetje ekzistencën e Unionit, aplikimi i Bosnjë Hercegovinës vjen në një moment të vecantë dhe tregon sa e fortë është nevoja për një kontinent të bashkuar”. Bosnja-Hercegovina dhe Bashkimi Europian nënshkruan marrëveshjen e Stabilizim Asociimit më 16 Qershor të vitit 2008.
Add new comment