Blloku Bota
Piketty: “Një marrëveshje e re për Europën”
Një marrëveshje e re për Europën – kështu titullohet shkrimi i ekonomistit të njohur francez, Thomas Piketty, që publikohet në anglisht nga “The New York Review of Books”. Me një term që huazohet nga përvoja amerikane e viteve ’30 të shekullit të të 20-të, Piketty e ndërton argumentin e vet me një premisë: kriza financiare europiane provoi brishtësinë dhe inkoherencën e institucioneve europiane.
Irani: Pranojmë pagesa vetëm në Euro
Heqja e sanksioneve ndaj Iranit ka hapur rrugën e eksportit kryesor të tij: naftës dhe gazit. Dhe siç raporton “Reuters”, Teherani zyrtar është përgatitur ta luajë me sa më shumë fitim këtë kartë. Sipas agjencisë në fjalë, që citon një burim të vetin anonim nga Kompania Kombëtare e Naftës së Iranit se ëshgtë vendosur që kundrejt naftës do të pranohen pagesa vetëm në euro. Marrëveshjet janë nënshkruar me francezët e “Total”, spanjollët e “Cepsa” dhe rusët e “Lukoil”.
Ndërron jetë astronauti Edgar Mitchell. Zbriti në Hënë në vitin 1971
Ka vdekur dje në moshën 85 vjeçare, Edgar Mitchell, astronauti i gjashtë që eci në Hënë. Mitchell ishte pjesë e misionit “Apollo 14”, që në vitin 1971 zbriti në satelitin natyror të Tokës.
Ai realizoi dy ecje, gjithësej 9 orë, mbi sipërfaqen e Hënës, ku bashkë me drejtuesin e misionit, Alan Shepard, mblodhi 43 kg mostra hënore.
http://www.collectspace.com/news/news-020516a-astronaut-edgar-mitchell-o...
“Të gjithë” në Siri. Pas ShBA-së dhe Rusisë, edhe sauditët me Turqinë të gatshëm për ndërhyrje tokësore
Siria mund të konsiderohet aktualisht vendi ku interesat strategjike të shumë aktorëve rajonalë dhe botërorë po shprehen hapur. Para një jave Neë York Times shkruante se SHBA po përgatiten për një ndërhyrje në Libi, nisur nga rrjedhojat që mund të jetë konflikti sirian në rajon. Gjithnjë me krizën siriane si premisë, sot njoftohet se Arabia Saudite dhe Turqia janë gati të ndërhyjnë ushtarakisht në Siri.
Asanzh i gatshëm të dorëzohet
Themeluesi i Wikileaks, Zhulian Asanzh që aktualisht ndodhet në ambasadën e Ekuadorit në Londër tha se do t’i dorëzohej policisë britanike nëse paneli i OKB-së do ta cilësonte “ndalimin e tij arbitrar dhe te pajustifikuar”. 44 vjecari, prej vitit 2012 ndodhet në ambasadën e Ekuadorit në Londër, për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku akuzohet për përdhunim, të cilën ai e kundërshton.
Paralizohet Greqia, edhe kafenetë në grevë kundër reformës së pensioneve
Jeta e vendit është paralizuar ditën e enjte, me plot kuptimin e fjalës. Në Athinë e Selanik kanë ndaluar punën mjetet e transportiot publik, dy kompanitë ajrore greke Aegean dhe Olympic anulluan një pjesë të mirë të fluturimeve të brendshme. Ndërkohë që anijet janë ankoruar në port dhe detarët kanë paralajmëruar se greva e tyre do të vazhdojë deri të shtunën.
Madje dhe kafet e njësitë tregtare janë mbyllur, në përgjigje të sindikatave për të marrë pjesë në grevën e përgjithshme 24 orëshe që filloi mëngjesin e sotëm.
Mburoja BE-SHBA për Privatësinë. Arrihet marrëveshja transatlantike për sigurinë e të dhënave personale
Ndërkohë që Europa po adopton legjislacion të ngjashëm me “Patriot Act” në SHBA, si pasojë e akteve terroriste, në planin e jashtëm, gjërat kanë kahje të kundërt. Komisioni Europian njofton përmes një deklarate për shtyp se është arritur një marrëveshje me SHBA-të për krijimin e një kuadri transatlantic për shkëmbimin e të dhënave personale. “Mburoja BE-SHBA e Privatësisë”, siç quhet buron si nevojë e një vendimi të Gjykatës Europiane të të Drejtave, të datës 6 tetor 2015, sipas të cilit Kuadri ekzistues nk është më i sigurtë.
Pandemia e nepotizmit në Ballkan. Zëdhënësja e Syriza cakton të dashurin në punë, jashtë kritereve ligjore
Në Shqipëri kemi dëgjuar raste të shumta nepotizmi. Vetëm para disa ditësh një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit vinte në dukje emërimet krejt në shkelje të ligjit të disa drejtuesve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, bazuar kryesisht mbi vendimmarrjen personale të drejtoreshës Briseida Shehaj. Asgjë e jashtëzakonshme. Të majtët që kanë ardhur në pushtet në Greqi, po kalojnë caqet e të ashtuquajtura standarde të shtetit ligjir e të së drejtës.
"Zika" transmetohet seksualisht, regjistrohet rasti i parë në SHBA
Në Shtetet e Bashkuara rregjistrohet rasti i pari i transmetimit të virusit Zika përmes marrëdhenieve seksuale dhe jo pickimit të një mushkonje.Personi i infektuar ndodhet në Dallas të Teksasit dhe nuk ka udhëtuar në zonat e prekura nga virusit, por personi me te cilin ka kryer marrëdhenie seksuale është kthyer nga venezuela.Sipas ekspertëve, nëse Zika përhapet nga raportet seksuale atëhere rrezikohet cdo vend, jo vetëm ata ku gjendet mushkonja Aedes Aegipti.