Blloku Bota

Masakër tjetër nga ISIS në Siri. Disa media raportojnë për 280 persona të ekzekutuar, përfshirë fëmijë

Postuar në 17 Janar, 2016 04:25

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” raporton për një masakër të re të kryer nga militantët e Shtetit Islamik. Sipas kësaj agjencie, që referon burime siriane lokale, ISIS ka ekzekutuar 280 persona, mes të cilëve fëmijë dhe gra, pasi akuzoheshin se kishin bashkëpunuar me forcat ushtarake siriane dhe pasi forcat ruse dërguan ndihma në rajonin e Deir ez-Zor, vendi i masakrës. 

U solidarizua gjithë bota, por pas një viti “Charlie Hebdo” provokon

Postuar në 17 Janar, 2016 04:18

U solidarizua gjithë bota perëndimore me satiriken franceze “Charlie Hebdo” pas 7 janarit të vitit të shkuar kur redaksia e saj u sulmua nga disa persona të armatosur të cilësuar si terroristë islamikë. Kësaj radhe, në një vjetorin e saj, gazeta satirike ka provoluar jo pak kur me anë të një karikature i jepte një rol  prej agresori seksual Aylan Kurdi, fëmijës sirian që u gjet i mbytur në birgjet e Turqisë, e pamja e të cilit bëri xhiron e botës. Karikatura sugjeron se Kurdi kur të rritej do të ishte si një nga ata imigrantët që sulmuan femrat në Këln.

Austria pezullon përkohësisht lëvizjen “Shengen”

Postuar në 16 Janar, 2016 22:05

Austria ka vendosur të anullojë përkohësisht rregullat për lëvizjen e lirë në Evropë dhe forcojë kontrollin e njerëzve të cilët kërkojnë të hyjnë në vend. Kjo u njoftua nga kancelari Verner Fejman në një intervistë për gazetën OESTERREICH.

Sipas tij, menjëherë do të fillojnë kontrollet e dokumenteve të identifikimit në kufijtë austriak. “Nëse BE-ja dështon të krijojë siguri për kufijtë e saj të jashtëm, e vë Shengenin në pikëpyetje. Kështu çdo shtet i BE-së do të detyrohet të kontrollojë kufijtë e vet”, ka theksuar ai.

Progresi i brishtë i Greqisë, vuajta nuk ka mbaruar

Postuar në 15 Janar, 2016 10:17

Ministrat e financave të eurozonës kanë deklaruar se Greqia po shënon progres në përmbushjen e angazhimeve. Por ministrat kanë kërkuar më shumë sqarime nga Athina lidhur me reformën e sigurimeve shoqërore, që do të gjendet në qendër të negociatave me kreditorët, javët e ardhshme.
“Këto sqarime duhen dhënë sa më shpejt”, me qëllim që të avancojë mbërritja e përfaqësuesve të kreditorëve në Athinë, tha presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem.

Video/Shpërthimi në Xhakarta të Indonezisë

Postuar në 14 Janar, 2016 23:26

Emil Dimitriev, kryeministri i ri i Maqedonisë

Postuar në 14 Janar, 2016 22:56

Emill Dimitriev do të jetë kryeministri i ri i Republikës së Maqedonisë. Ai mban detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të VMRO-DPMNE dhe vjen në detyrë pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit. “Sipas Marrëveshjes së Përzhinos, kryeministri duhet të tërhiqet 100 ditë përpara zgjedhjeve që zgjedhjet të jenë efektive, ndërkaq ai ka të drejtë përsëri të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Me dorëheqjen e kryeministrit mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 24 Prillit janë vulosur, ndryshe Gruevski nuk do të dorëhiqej”, raporton “Zhurnal”.

ISIS merr përsipër sulmet ne Xhakarta, akte të ngjashme me ato të 13 Nëntorit në Paris (Foto)

Postuar në 14 Janar, 2016 21:27

Shteti Islamik mori përsipër sulmet e koordinuara me eksplozivë dhe armë në Xhakarta, kryeqytetin e Indonezisë, vendi me popullësinë më të madhe myslimane në botë.Të paktën dy civilë, një indonezian dhe një kanadez si dhe pesë militantë u vranë gjatë sulmeve, më të rëndat prej vitit 2009, që u përshkruan si imitim i atyre të 13 Nëntorit, në Paris.

Video/Arrestimi i marinarëve amerikanë nga forcat navale iraniane

Postuar në 13 Janar, 2016 17:46

Kamikazi sudit përgjak Stambollin, mes viktimave edhe turistë gjermanë (foto)

Postuar në 12 Janar, 2016 13:48

Një shpërthim në qendrën historike të Stambollit qyteti la pas vetes të paktën dhjetë të vrarë dhe 15 të plagosur. Autoritetet turke flasin për një sulm terrorist pas të cilit besohet se fshihet Shteti Islamik, por nuk përjashtohet që sulmi të jetë vepër e kurdëve. Dëshmitarë në vendngjarje thanë se kishin parë një person me një brez shpërthyes që iu afrua një grupi turistësh gjermanë dhe u hodh në erë pranë xhamisë Blu.

Kapja e El Chapos, bosit meksikan të drogës (Video)

Postuar në 12 Janar, 2016 00:47

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota