Masakër tjetër nga ISIS në Siri. Disa media raportojnë për 280 persona të ekzekutuar, përfshirë fëmijë
Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” raporton për një masakër të re të kryer nga militantët e Shtetit Islamik. Sipas kësaj agjencie, që referon burime siriane lokale, ISIS ka ekzekutuar 280 persona, mes të cilëve fëmijë dhe gra, pasi akuzoheshin se kishin bashkëpunuar me forcat ushtarake siriane dhe pasi forcat ruse dërguan ndihma në rajonin e Deir ez-Zor, vendi i masakrës.
Add new comment