ekzekutim
Vrasja e gazetarit sllovak, kontratë vdekjeje
Vrasja e gazetarit Jan Koutsiak dhe të fejuarës së tij që shkaktoi protesta masive dhe çoi në dorëheqjen e kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico, ka të ngjarë të jetë kontratë vdekjeje e ekzekutuar nga vrasës me pagesë. Koutsiak 27 vjeçar u qëllua me dy plumba në gjoks, ndërsa e fejuara e tij Martina Kousnirova me një plumb në kokë.
Masakër tjetër nga ISIS në Siri. Disa media raportojnë për 280 persona të ekzekutuar, përfshirë fëmijë
Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” raporton për një masakër të re të kryer nga militantët e Shtetit Islamik. Sipas kësaj agjencie, që referon burime siriane lokale, ISIS ka ekzekutuar 280 persona, mes të cilëve fëmijë dhe gra, pasi akuzoheshin se kishin bashkëpunuar me forcat ushtarake siriane dhe pasi forcat ruse dërguan ndihma në rajonin e Deir ez-Zor, vendi i masakrës.
Izraeli, de facto në gjendje lufte(video)
Ngjarjet e fundit në Izrael po duken të pakuptueshme dhe të palogjikshme për pjesën tjetër. Vetëm në mos u vëntë në punë urrejtja si kriter, apo dëshira për të eliminuar çdo bashkëjetesë. Një tjetër video dëshmon për ekzekutimin e një palestinezi që ishte i plagosur dhe për faktin se nidhma mjekësore vonon. Ky nuk është rasti i parë këto kohë, të cilat po nxjerrin në sipërfaqe faktin se mes palestinezëve dhe izraelitëve vështirë të gjendet një gjuhë paqësore. Sikurse provohet klima e madhe e tensionit që ka përfshirë vendin.
Siri, militantët e ISIS-it ekzekutojnë përgjegjësin 82 vjeçar të sitit arkeologjik të Palmirës
Barbaritë e militantëve të Shtetit Islamik nuk njohin kufij. Kësaj radhe vrasja përmes prerjes së kokës i ka marrë jetën një arkeologu 82 vjeçar, Khaled al – Asaad, përgjegjës për sitin e famshëm të Palmiras. Qyteti ka rënë në dorë të militantëve që kontrollojnë aktualisht 1/3 e Sirisë dhe për një muaj ata kanë marrë në pyetje al – Asaad për vendndodhjen e disa prej artefakteve kryesore.
Kore e Veriut/Kim Jong – Un ekzekuton zv.kryeministrin
Lideri koreanoverior Kim Jong – Un nuk rresht së qeni protagonist i lajmeve. Fatkeqësisht lajmet janë thuajse përherë negative. Së fundmi, Jong – Un ka ekzekutuar me pushkatim zv.kryeministrin Choe Yong-Gon, pasi siç njofton agjencia koreanojugore e lajmeve, “Yonhap”, ai ka shprehur kundërshtimin për politikat e Jong – Un për pyjet. Në prill të 2015-ës u ekzekutua edhe ministri i Mbrojtjes, Hyon Yong-Chol të cilit iu rezervua antitanku.
Të dhënat nga Die Welt: Ja përse Valdet Gashi u ekzekutua nga ISIS
Një zhgënjim më fatal nuk mund të kishte për ish kampionin botëror të thaiboksit Valdet Gashi. Ai përfundimisht është ekzekutuar nga ISIS-i, sipas informacioneve që ka siguruar gazeta gjermane “Die Welt”. Deri tash ishte e paqartë se në çfarë rrethanash ka ndodhur vrasja e shqiptarit që kishte shkuar në Siri të luftonte për xhihadin. Por arsyeja, po: