Asanzh i gatshëm të dorëzohet
Themeluesi i Wikileaks, Zhulian Asanzh që aktualisht ndodhet në ambasadën e Ekuadorit në Londër tha se do t’i dorëzohej policisë britanike nëse paneli i OKB-së do ta cilësonte “ndalimin e tij arbitrar dhe te pajustifikuar”. 44 vjecari, prej vitit 2012 ndodhet në ambasadën e Ekuadorit në Londër, për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku akuzohet për përdhunim, të cilën ai e kundërshton.
Policia e Londrës tha se ai do të arrestohet nëse lë ambasadën. Ndërkohë Wikileaks është në pritje të një konfirmimi zyrtar nga paneli i OKB-së, raporti i të cilit pritet të bëhet publik të premten.Më herët, Zhulien Asanzh tha se “nëse vendimi do të ishte në favor të tij atëherë kërkon kthimin e menjehershëm të pasaportës dhe ndalimin e cdo përpjekje të metejshme për ta arrestuar.
Ai u arrestua fillimisht në londër, në vitin 2010 pas një urdhër-arresti europian të lëshuar nga Suedia. Pasi gjykatat e lartë e Britanisë së Madhe urdhëroi vazhdimin e procedurave të ekstradimit, Asanzh kërkoi azil brenda ambasadës ekuadoriane.
Add new comment