Blloku Bota

Stanford, 750 milionë dollarë për bursa për përgatitjen e liderëve botërorë

Postuar në 28 Shkurt, 2016 15:50

Universiteti i Stanfordit në SHBA ka njoftuar hapjen e programit Knight – Hennessy që synon “përgatitjen e liderëve globalë me aftësitë për të adresuar sfidat përherë e më komplekse që përballet sot bota”. Programi ka si fond 750 milionë dollarë dhe ai merr emrin nga dy iniciatiorët:  Philip H. Knight, filantrop dhe presidenti i 10-të i Stanford John L. Hennessy. Programi do të pranojë çdo vit 100 studentë që “demonstrojnë lidership dhe angazhim qytetar e që janë caktuar nga universitetet e tyre”.  Fondi parashikon që bursistët të jenë të përzgjedhur nga shumë kombësi.

Fotolajm/Europa që nuk do të dëgjojë...

Postuar në 27 Shkurt, 2016 22:36

Emigrantët krijuan një zinxhir njerëzor në kufirin greko-maqedonas, në shenjë proteste për mbylljen e kufirit nga Maqedonia. Shkupi nuk lejon kalimin e tyre drejt Europës, çka ka krijuar një situatë të vështirë humanitare në kampet e pritjes në Greqi. Të shtunën autoritetet maqedonase lejuan vetëm 22 emigrantë të kalojnë kufirin, ndërsa mijëra të tjerë presin ende. 

Për krizën e refugjatëve/“Spiegel”: Kriza, merr zgjidhje në Ballkan". Soros: “Minimum financimi prej 40 miliardë $ për të marrë situatën në kontroll”

Postuar në 27 Shkurt, 2016 17:08

Kriza e refugjatëve që po përjeton Europa, në realitet po merr zgjidhjen e vet, ciladoqoftë ajo, në Ballkan. Ky përcaktim bëhet në një shkrim të revistës gjermane “Spiegel” e cila në të vërtetë thjesht përshkruan atë që po ndodh pa shtuar gjë për mënyrën sesi duhet dalë nga situata. Fakateve nuk u shpëton dot: Greqia është lënë të kthehet në një vaskë refugjatës si pasojë e lojërave të vendeve europiane që kanë adresuar sfidën e migracionit si një politikë nacionale.

BDI proteston kundër kryqit maqedonas

Postuar në 27 Shkurt, 2016 13:16

Në Butel të Shkupit, është vendosur gurthemeli i Kryqit gjigant 56 mertërsh. Këtij aktiviteti i ka paraprirë një protestë e zyrtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, kryesisht të degës së Çairit të Shkupit, të cilët shprehën revoltën e tyre dhe tentuan të pengojnë vendosjen e gurthemelit të kryqit. Në protestë ishte si nënkryetari I BDI-së dhe njëherësh kryetar i Cairit Izet Mexhiti, deputetja Ermira Mehmeti dhe zyrtarë të tjerë. Mexhiti tha se kryqat u takojnë kishave dhe minaret xhamive, sipas tij as njëra e as tjetra nuk e kanë vendin në rrugë.

S'ka fund ankthi i grekëve, FMN parasheh krizë të borxhit në mars

Postuar në 27 Shkurt, 2016 10:53

Geqia do të ndeshet me vështirësi të mëdha për shlyerjen e borxhit në fund të muajit mars. Konstatimi është i Fondit Monetar Ndërkombëtar sipas një burimi që ka referuar për gazetën gjermane Der Spiegel.
FMN këmbëngul në mbajtjen e premtimeve për reformën e pensioneve duke bllokuar raportin e vlerësimit që do t'i hapte dritën jeshile paketës së tretë të shpëtimit. Sipas FMN, përderisa qeveria nuk arrin të taksojë siç duhet prodhuesit atëherë është e detyruar të bëjë shkurtime në sektorin e pensioneve.

Një hap drejt riunifikimit, Qipro: Turqishtja të përfshihet në gjuhët zyrtare të BE-së

Postuar në 26 Shkurt, 2016 21:48

Qipro kërkon që turqishtja të bëhet gjuhë zyrtare në Bashkimin Europian, nisur nga fakti se greqishtja, që është një nga dy gjuhët e ishullit, njihet si e tillë në BE. Lajmi është bërë publik nga mediat qipriote dhe turkse që shkruajnë se presidenti Nicos Anastasiades ka dhënë udhëzime për ndjekjen e procedurave të aplikimit. Më tej akoma, ka qenë presidenti që ka informuar për qëllimet e vet liderin e turqve të Qipros, Mustafa Akinci, që sipas kësaj gazete i shërbejnë runifikimit të ishullit të ndarë nga konflikit i vitit 1974.

Hashim Thaçi zgjidhet presidenti Kosovës

Postuar në 26 Shkurt, 2016 20:27

Hashim Thaçi është presidenti i ri i Kosovës. Pavarësisht përpjekjeve të opozitës, në Parlamernt dhe jashtë, saj, ish-kryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtë i saj është zgjedhur në krye të shtetit. Thaçi u zgjodh në raudin e tretë, pasi në raundin e parë nga 80 deputetë të pranishëm votuan 60 pro Thaçit, 4 pro Rafet Ramës dhe 27 vota ishin të pavlefshme. Në raundin e dytë, Thaçi mori Thaçi mori 64 vota, kurse Rafet Rama 2 dhe 15 vota rezultuan të pavlefshme.

Nga kriza ekonomike drejt një krize humanitare

Postuar në 26 Shkurt, 2016 17:44

Dramatike zhvillimet e orëve të fundit në Greqi. 25 mijë emigrantë ndodhen të bllokuar në shtetin fqinj në pamundësi për të kaluar drejt Europës Qëndrore. Maqedonia, Sllovenia dhe Austria, Serbia dhe Kroacia kanë limituar në maksimum numrin e emigrantëve që u lejohet të kalojnë përmes territoreve të tyre. Në deklaratën e përbashkët të policive të këtyre vendeve thuhet se ato janë të detyruara të kufizojnë numrin e emigrantëve që depërtojnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, për të mundësuar kontrollin e tyre sipas kritereve të zonës Shengen.

Kriza e pushtetit në Kosovë, nis transmetimi i telenovelës: “Albin Kurti, antiamerikan”

Postuar në 26 Shkurt, 2016 15:32

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka deklaruar mes bashkëpunëtorësh te vet, se “shqiptarët(e Kosovës) nuk e duan Amerikën”. Por thjesht ata “kanë frikë se mos Amerika i lë”. Ky qëndrim i është marrë si antiamerikanizëm nga disa gazetarë në Kosovë, që i janë hedhur Kurtit “në fyt” duke e cilësuar si rrezik. Po a meritojnë këtë lloj agresioni deklaratat e Kurtit? A kemi garancinë se këta që sot zënë be e rrufe për Amerikën, e duan vërtet, apo ashtu është leverdia? E njëjta ndodh edhe në Shqipëri: jemi shpallur aleatë strategjikë, por asgjë e ngjashme me Amerikën nuk ndodh në Shqipëri.

Krizë mes Austrisë dhe Greqisë për çështjen e refugjatëve. Athina refuzon kërkesën për vizitë të ministres së Brendshme austriake

Postuar në 26 Shkurt, 2016 14:13

Iniciativa austriake me vendet e Ballkanit Perëndimor ka krijuar një krizë të vërtetë në marrëdhëniet e Vjenës me Greqinë. Sot raportohet se Athina zyrtare i ka refuzuar ministres së Brendshme austriake, Johanna Mikl-Leitner kërkesën për të vizituar vendin me synim sqarimin e pikëpamjes austriake për çështjen e refugjatëve. Ministri grek për Migracionin, Yannis Mouzalas, ka përsëritur kërkesën greke për heqjen e kufijve të lëvizjes, të cilat e kthejnë Greqinë në një xhep që do të mbushet nga imigrantët që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afganistani.  

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota