BDI proteston kundër kryqit maqedonas
Në Butel të Shkupit, është vendosur gurthemeli i Kryqit gjigant 56 mertërsh. Këtij aktiviteti i ka paraprirë një protestë e zyrtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, kryesisht të degës së Çairit të Shkupit, të cilët shprehën revoltën e tyre dhe tentuan të pengojnë vendosjen e gurthemelit të kryqit. Në protestë ishte si nënkryetari I BDI-së dhe njëherësh kryetar i Cairit Izet Mexhiti, deputetja Ermira Mehmeti dhe zyrtarë të tjerë. Mexhiti tha se kryqat u takojnë kishave dhe minaret xhamive, sipas tij as njëra e as tjetra nuk e kanë vendin në rrugë. Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti theksoi se është për ruajtjen e Maqedonisë multietnike dhe ka guxim ta thotë këtë, prandaj edhe ka dal për të protestuar. Banorët shqiptarë të lagjes së Butelit konsiderojnë se vendosja e kryqit në lagjen e tyre bëhet në shenjë hakmarrje ndaj vendosjes së Shqiponjës kohë më parë në komunën e Çairit.
Add new comment