Stanford, 750 milionë dollarë për bursa për përgatitjen e liderëve botërorë
Universiteti i Stanfordit në SHBA ka njoftuar hapjen e programit Knight – Hennessy që synon “përgatitjen e liderëve globalë me aftësitë për të adresuar sfidat përherë e më komplekse që përballet sot bota”. Programi ka si fond 750 milionë dollarë dhe ai merr emrin nga dy iniciatiorët: Philip H. Knight, filantrop dhe presidenti i 10-të i Stanford John L. Hennessy. Programi do të pranojë çdo vit 100 studentë që “demonstrojnë lidership dhe angazhim qytetar e që janë caktuar nga universitetet e tyre”. Fondi parashikon që bursistët të jenë të përzgjedhur nga shumë kombësi. Programi me fondin e përcaktuar pritet të jetë më i madhi në botë në kuptimin e financimit të plotë të bursave.
http://news.stanford.edu/news/2016/february/scholars-program-announce-02...
Add new comment