Matteo Renzi propozon votim në popull për Presidentin e Komisionit Europian
"Nuk durohen këta teknokratët, të cilët nuk e dinë se çfarë do të thotë marrëdhënie me qytetarët". Kryeministri italian, Matteo Renzi deklaroi se Partia Demokratike italiane e qendrës së majtë do të propozojë një votim të hapur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet për pasardhësin e Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.
Duke folur në një seminar të demokratëve në Romë, Renzo theksoi se "Europa në këtë fazë është peng i frikës dhe në këtë apekt nuk ka dallim mes socialistëve dhe anëtarëve të Partisë Popullore Evropiane". Sipas tij socialistët e vendeve ish-lindore janë edhe më konservatorë se anëtarët e qendrës së djathtë evropiane. "Evropa duket të jetë e kufizuar në një grup numrash dhe parametrash. Ne duhet, megjithatë, t’i japim jetë një vizioni të ri evropian ", theksoi Renzo.
Add new comment