Luftë dollarit/Rusia propozon pagesa në monedha kombëtare me Kinën dhe Iranin
Pas Iranit që deklaroi se do të pranojë pagesa vetëm në euro për shitjen e naftës së vet, një tjetër veprim i ngjashëm pasohet nga Rusia. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan se Presidenti i vendit, Vladimir Putrin, ka deklaruar nevojën e përdorimit të monedhave kombëtare në pagesat bilaterale me Iranin dhe me Kinën. Agjencia referon një koment vlerësues të të Ngarkuarit me Punë të Kinës në Rusi, Zhang Xiao, bërë në dhjetor të vitit 2015, sipas të cilit vlera e tregëtisë mes Kinës dhe Rusisë mund të shkojë në ekuivalentin e 100 miliardë dollarëve, nëse të dyja palët bien dakord për përdorimin e monedhave kombëtare. Rusia nga ana e vet po punon për krijimin e një skeme të tillë pagesash, e cila përjashton dollarin amerikan nga një fluks tregëtar dhe shkëmbimi shumë i madh. Para disa javëve SHBA-ja ndërmori një veprim që pritet të ndikojë shumë edhe në këtë drejtim: ajo nënshkroi një marrëveshje për trëgëtinë me vendet e Paqësorit.
Disa media po e cilësojnë këtë si lufta e monedhave dhe ka gjasë që një përpjekje në këtë drejtim të jetë duke ndodhur: pas krizës së vitit 2008 edhe Kina vendosi ato që quhet linja të shpejta kreditimi – swap lines – që mundëson kreditimin e vendeve që kanë nevojë, kundrejt depozitimit si garanci të një sasie të monedhës së kërkuesit. Kjo është një iniciativë që e kthen vendin ofrues në burim kreditimi.
Add new comment