Blloku Bota
Një korridor që synon të shmangë Kanalin e Suezit
Media iraniane “PressTv” raporton për një projekt të madh infrastrukturtor mes Rusisë, Iranit dhe Indisë, që synon të anashkalojë dhe shkurtojë drejtimin e Suezit. Korridori Ndërkombëtar i Transportit Veri-Jug, diskutimet për të cilin do të mbahen në Baku të Azerbajxhanit të hënën, synon të lidhë Indinë dhe Lindjen e Mesme me Kaukazin, Azinë Qendrore dhe Europën duke ulur kostot e trafikut aktual.
Kanonizmi i Nënë Terezës, Maqedonia do të përfaqësohet me Presidentin. Ivanov: “Shenjë bashkimi për vendin”
Maqedonia do të përfaqësohet me delegacion të nivelit më të lartë shtetëror në kanonizimin si shenjtore të Nënë Terezës. Në ceremoninë që do të zhvillohet më 3 shtator të këtij viti, delegacioni maqedonas do të kryesohet nga presidenti George Ivanov, me pjesëmarrje të ministrit të Jashtëm, Nikola Poposki, ministres së Kulturës, Elizabeta Kanceska-Milevska, përfaqësues të Kishës Katolike, të Kishës Ortodokse, kryetari i Bashkisë së Shkupit. Presidenti ka ftuar edhe drejtues të katër partive kryesore mes të cilëve edhe Ali Ahmeti.
Probleme për aeroplanmbajtësen “Gerald Ford”, kostoja e ndërtimit i kalon 13 miliardë dollarët
Mban emrin e presidentit të 38-të të Shteteve të Bashkuara dhe për ndërtimin e saj janë shpenzuar rreth 13 miliardë dollarë. Aeroplanmbajtësja "Gerald Ford", që është dhe luftëanija më e re dhe më moderne e marinës amerikane megjithatë nuk është gati pasi po përballet me probleme të mëdha teknike, zgjidhjet e të cilave do të vonojë integrimin e sa në flotën e fuqishme amerikane.
Ministri kinez i Mbrojtjes: Duhet të përgatitemi për luftë
Kina duhet të përgatitet për luftë në det. Kështu citohet të jetë shprehur ministri i Mbrojtjes së Kinës, Chang Wanquan, i cili ka vlerësuar se kërcënimet detare për shtetin kinez po çojnë drejt konfliktit të armatosur. “Ushtria, policia dhe publiku duhet të përgatiten për mobilizim për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial”, ka thënë Wanquan. Mediat ndërkombëtare i kanë lidhur këto deklarime me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare e cila hodhi poshtë pretendimet e Pekinit zyrtar në Detin e Kinës Jugore.
13 të vdekur nga rënia e zjarrit në një lokal në Francë
Të paktën 13 të vdekur dhe 6 të plagosur është bilanci i një një zjarri të madh që përfshiu në orët e para të së shtunës një local në Rouen, të Francës, ku po festohej një ditëlindje. Sipas autoriteteve vendase të cilat kanë nisur hetimet, ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin, por dyshohet të jetë aksidentale. Flakët e panë fillimisht në bodrumin e lokalit dhe më pas u përhapën në të gjitha ambjentet. Mësohet se viktimat janë të gjithë të rinj, rreth moshës moshës 18 deri në 25 vjeç.
Tensione në Ballkan/Zagrebi i shqetësuar për stërvitjen serbo-ruse “Vëllazëria sllave 2016”
Marrëdhnëiet serbo-kroate janë acaruar shumë së fundmi, aq sa nuk po mungojnë as terma që kujtojnë luftën. Përveç çështjes “Stepinac”, që është de facto revizionim i të shkuarës naziste të Kroacisë, së fundmi disa deklarata të Presidentes kroate, Kitaroviç, sipas së cilës operacioni “Stuhia” në vitin 1995, ishte etikisht i pastër dhe i shkëlqyer, kanë provokuar edhe më shumë gjakrat.
Gjermania do të njohë genocidin e kryer prej saj në Namibi
Gjermania do të njohë më në fund atë që shpesh quhet si “Aushvici afrikan”, apo genocidi mbi popullsinë e Nambisë, kryer rreth 30 vjet para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Ministria e Jashtme gjermane po punon për adoptimin e një deklarate të përbashkët me qeverinë namibiane që do të përfshijë për herë të parë, ndjesën zyrtare të Berlinit për asgjësimin fizik të rreth 100 mijë pjesëtarëve të tribuve Herero dhe Nama, që u rebeluan kundër dominimit gjemran në vitet 1904 dhe 1907.
Bergamo, avioni del nga pista dhe ndalon në rrugë (Foto, Video)
Një avion transportues i kompanisë DHL humbi kontrollin gjatë uljes në pistën e aeroportit të Bergamos duke dalë jashtë rrethimit të aeroportit. Avioni 737-400 ishte nisur nga aeroporti Sharl De Gol i Parisit me destinacion Lombardinë, por piloti nuk mundi të kryejë ulje normale për shkak të kushteve të të këqija atmosferike. Si pasojë avioni çau rrethimin e rrjetës metalike dhe ndaloi në rrugën automobilistike jashtë aeroportit. Incidenti ndodhi rreth orës 4 pas mesnate, ku edhe për shkak të orarit nuk kishte qarkullim të dendur automjetesh. Për momentin nuk raportohet për të lënduar.
Sulm me 1 të vrarë dhe 5 të plagosur në Londër
Londra është qyteti i radhës ku si pasojë e një sulmi me thikë ka patur 1 viktimë e 5 të plagosur. Autori është një 19 vjeçar, i cili crau me thikë një grua 60 vjeçare dhe plagosi 5 të tjerë. E përbashkëta me sulmet në Francë dhe Gjermani është se autori është një 19 vjeçar. Policia nuk përjashton që motivi i sulmit të jetë terrorizmi. Sipas Dailymail sulmi ndodhi në të njëjtën zonë ku në vitin 2005, 26 persona vdiqën si pasojë e shpërthimit të bombës në metro të Londrës.
Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë, sulme simuluese ndaj bazave amerikane në Korenë e Jugut
Komanda ushtarake e Shteteve të Bashkuara ka identifikuar lëshimin e dy raketave balistike nga Koreja e Veriut. Njëra prej raketa shpërtheu menjëherë pas lëshimit, ndërsa tjetra ndoqi trajektoren drejt Detit të Japonisë. Pentagoni vlerësoi se lëshimi i këtyre dy raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi nuk ishte rrezik për Amerikën e Veriut, ndërsa kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe e përshkroi si një "kërcënim serioz" për vendin e tij.