13 të vdekur nga rënia e zjarrit në një lokal në Francë

Postuar në 06 Gusht, 2016 12:15

Të paktën 13 të vdekur dhe 6 të plagosur është bilanci i një një zjarri të madh që përfshiu  në orët e para të së shtunës një local në Rouen, të Francës, ku po festohej një ditëlindje. Sipas autoriteteve vendase të cilat kanë nisur hetimet, ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin, por dyshohet të jetë aksidentale.  Flakët e panë fillimisht  në bodrumin e lokalit dhe më pas u përhapën  në të gjitha ambjentet. Mësohet se viktimat janë të gjithë të rinj, rreth moshës moshës 18 deri në 25 vjeç. Policia dhe njësitë zjarrfikëse të emergjencës mbërriten rreth orës një të mëngjesit  dhe pas 30 minutash  flakët u vunë nën kontroll.Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve, tha se ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.Por disa media francesze citojnë një  një burim të siguruar nga grupi hetimor se qirinjtë e tortës së ditëlindjes mund të ketë qenë shkaku i zjarrit që i mori jetën 13 të rinjve.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.