Blloku Bota
Kina, ambicie superfuqie edhe në fushën e IT. Plani 10 – vjeçar: 5.7 trilion dollarë konsum, shërbim interneti për 350 milionë njerëz më shumë
Qeveria kineze ka bërë të njohur së fundmi planin e saj dhjetëvjeçar në fushën e Teknologjisë së Internetit. Këshilli Shtetëror dhe Komiteti Qendror i Partisë Komuniste kanë zyrtarizuar draftin për strategjinë kombëtare të IT-së, që do të drejtojë politikën e qeverisë kineze në dekadën e ardhshme.
Krime dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar/Pas klorinës së Assadit në Halep, video me përdorim të fosforit në Irak
Një video e pubikuar në "Youtube" paraqet avionë të Ministrisë irakene të Mbrojtjes që lëshojnë bomba me fosfor mbi Qayyarah, një pikë e fortë e mbajtur nga militantët e DAESH. Janë hedhur dyshime se ky lloj municioni i djegshëm është hedhur në zonë edhe nga avionë të Task-Forcës irako-amerikane, që e implikon rëndë misionin çlirues ndaj terroristëve të organizatës islamike. Kjo sepse fosfori i bardhë nuk lejohet të përdoret në konflikte dhe përbën krim sipas ligjit ndërkombëtar.
Dënohen me burgim të përjetshëm dy agjentë të UDB-së
Gjykata e Mynihut (Muenchen), pas përfundimit të gjykimit kundër dy ish shefave të UDB-së jugosllave, Zdravko Mustaç dhe Josip Perkoviq, i shpalli ata fajtorë për vrasjen e emigrantit kroat Sthjepan Gjurekoviqit dhe i dënoi me burgim të përjetshëm, njofton agjencia e lajmeve INA.
Sërish tensione mes Ukrainës dhe Rusisë. Moska zyrtare paralajmëron ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike
Era e luftës fryn sërish mbi frontin ruso-ukrainas. Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, “Sputnik” i kushton një shkrim situatës së krijuar pasi shërbimet sekrete ruse likujduan në rreth spiunësh ukrainas në Krime, të cilët sipas FSB-së, do të kryenin akte sabotazhi dhe terrorizmi në infrastrukturën e gadishullit të ankesuar nga Rusia. Në vijim të këtyre zhvillimeve, kryeministri rus, Dimitri Medvedev ka lënë të hapur mundësinë e shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dy vendeve, ndonëse siç nënvizoi ai, kjo nuk do të ishte e dëshirueshme.
Banorë të Alepos trajtohen me maska oksigjeni, dyshohet se Asad ka përdorur armë kimike (Video)
Shtohen dyshimet se Bashar Al Asad ka përdorur armë kimike gjatë sulmeve kundër rebelëve në Alepo ditët e fundit. Një video dokument i publikuar nga BBC tregon pamje nga një spital në Alepo ku dhjetra banorë, mes të cilëve fëmijë e të moshuar shfaqin probleme të theksuara me frymëmarrjen.
Dyndja e banorëve në spital erdhi pas bombardimeve që ndërmori ushtria siriane në disa zona të qytetit. Mjekët përpiqen të trajtojnë me maska oksigjeni fëmijë e të rritur që janë të panikuar nga vështirësia në frymëmarrje.
Konflikti zbret edhe në Olimpiadën e Rios
Një incident është shënuar në Rio kur xhudisti egjiptian Islam el-Shahabi, ka refuzuar t'i japë dorën xhudistit izraelit Or Sasson, pas ndeshjes që përfundoi me fitoren e këtij të dytit. Një gjest që vetëm me Olimpiadën nuk ka lidhje.
Qeveria e re në Serbi, Aleksander Vuçiç rivotohet në Parlament si kryeministër
Serbia ka qeverinë e re e cila ka marrë miratimin në Parlament. Ajo do të drejtohet edhe njëherë nga Aleksander Vuçiç dhe do të ketë 16 ministra. Në votim ajo mori 163 vota pro, 62 kundër, ndërkohë që 25 deputetë nuk ishin të pranishëm. Ivica Daçiç ruan pozicionin e ministrit të Jashtëm dhe bëhet edhe zv.kryeministër i parë. Zv.kryeministër dhe ministër i Brendshëm është caktuar Nebojsha Stefanoviç, ndërkohë që ministër i Mbrojtjes do të jetë, Zoran Xhorxheviç.
Kthesa e Turqisë "turbullon" SHBA-në, Trump akuzon Obamën e Klinton si krijues të ISIS
Mevlut Çavusoglu ftoi Rusinë të kryejë operacione të përbashkëta me Turqinë kundër Shtetit Islamik në Siri. Deklaratat e Çavusoglu në lidhje me operacionet e përbashkëta turko-ruse kundër Shtetit Islamik në Siri vijnë pas takimit mes Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin në Shën Petersburg, ku të dyja palët folën për një ri fillim të ri pas krizës diplomatike që shkaktoi rrëzimi i avionit luftarak rus nga forcat turke në Siri.
Sërish në tryezë dy projektet e gazit: Rryma Jugore dhe projekti turko-rus
Afrimi i ri mes Turqisë dhe Rusisë, konfirmuar me vizitën e presidentit turk, Erdogan në Moskë, ka riaktivizuar projektet energjetike mes të dyja vendeve. Në takimin e para disa ditëve, Erdogan dhe presidenti rsu, Putin, kanë rënë dakord për të rivënë në lëvizje projektin ruso-turk të gazit, që zëvendësonte Rrymën Jugore, të rrëzuar me ndikimin e BE-së. Ambicie për rigjallërimin e projekteve të gazit i është bashkuar edhe Bullgari, teksa kryeministri i saj, Boyko Borisov, deklaroi para disa ditësh se ka rënë dakord me Rusinë që të “ringjallë Rrymën Jugore, që kalon mes Detit të Zi”.
Asnjë tolerim për Turqinë
Bashkimi Europian nuk përkulet para presionit të autoriteteve turke, se nuk do të respektojnë marrëveshjen për ndaljen e fluksit të emigracionit të paligjshëm drejt Bashkimit Europian. Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka bërë të qartë, se nëse autoritetet turke dëshirojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, ata duhet të respektojë detyrimet e marrëveshjes së nënshkruar midis Bashkimit Europian dhe Turqisë në 18 mars të këti viti.